Zv/Drejtor i Përgjithshëm &
Drejtor i Programim – Zhvillimit

Tirana, AL




Zv/Drejtor i Përgjithshëm

  1. Drejton dhe përgjigjet për gjithë veprimtarinë e ShGjSh në mungesë të Drejtorit të Përgjithshëm.
  2. Ndjek zbatimin e procedurave të lidhjes së kontratave e zbatimit të tyre dhe plotësimin e kërkesave për furnizimin materialo-teknik.
  3. Ndjek dhe organizon punën për përmirësimin e kushteve të punës të punonjësve, mbrojtjen në punë, sigurimin teknik dhe publicitetin e veprimtarisë së ShGjSh.
  4. Ndjek probleme të kualifikimit e specializimit të punonjësve të ShGjSh.
  5. Siguron dhe menaxhon shërbimet ndihmëse dhe administrative të institucionit.
  6. Kujdeset për zbatimin e teknologjisë dhe informacionit në ShGjSh.
  7. Konsulton, propozon dhe bashkëpunon me gjithë Drejtoritë për veprimtarinë e ShGjSh.
  8. Çdo detyrë tjetër që i ngarkohet nga Drejtori i Përgjithshëm.
  9. Është njëkohësisht edhe Drejtor i Drejtorisë së Programim-Zhvillimit.

Drejtoria e Programim – Zhvillimit

  • Zbërthen dhe programon objektivat e Sh.Gj.Sh në zbatim të Programit të Qeverisë
  • Përgatit projekt-buxhetin dhe koordinon të gjitha projektet,si ato kombëtare dhe ato ndërkombëtare.
  • Programon dhe ndjek problemet e emergjencave dhe aktivitetet me të tretët.
  • Mban kontakte të vazhdueshme me dikastere të ndryshme dhe organet e pushtetit lokal.
  • Raporton pranë Ministrisë për ecurinë e projekteve.
  • Arkivon e administron studimet, projektet dhe gjithë dokumentacionin.
Drejtoria përbëhet nga tre sektore:

Sektori i Programimit dhe Publikimeve

Planifikon dhe ndjek veprimtaritë e shërbimit dhe ato kërkimore aplikative, koordinon objektivat e projekteve, ndjek procedurat e propozimit dhe miratimit të projekteve, ekspertizat si dhe përpilon projekt vendimet. Vendos kontaktet dhe koordinon aktivitetet me Shërbimet Gjeologjike Europiane, si dhe me institucione të huaja, bashkëpunon me to per ndërmarrjen e projekteve të perbashketa. Përgatit dokumentacionin dhe raportet vjetore të ShGjSh që i dergohen EGS, IUGS, shkëmben informacione me institucionet homologe, koordinon pjesëmarrjen e punonjësve të ShGjSh-së në konferenca shkencore jashtë vendit, ndjek kualifikimin e punonjësve dhe specializimin e tyre.

Sektori i Emergjencave dhe Aktivitetit me të Tretët

Ndjek veprimtarinë për problemet e emergjences civile, kontrollon relacionet përkatese, i dërgon për ekspertizë, përpilon vendimet teknike si dhe kontakton me pushtetin lokal.

Sektori i Arkivit Qendror Teknik të Gjeologjisë

Arkivon dhe administron të gjitha studimet, projektet dhe te gjithë dokumentacionin e ShGjSh-së.