Lajmet e fundit

Konferencë Jubilare

100 vjetori i krijimit të Shërbimit Gjeologjik Shqiptar”.


Tetor 2022


Të nderuar,
Shërbimi Gjeologjik Shqiptar në drejtimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, këtë vit organizojnë Konferencën Jubilare në kuadër të 100 vjetorit të krijimit të SHGJSH (1922-2022).

Në axhendën e kësaj konference është parashikuar të mbahen një sërë kumtesash në fushën e gjeoshkencave.

Kontributi juaj me materiale historike (filmime, foto, studime, të dhëna etj.) të cilat mund të bëhen pjesë e prezantimeve, duke ruajtur autorësinë tuaj, do të jenë të mirëpritura dhe shumë të vlefshme për zhvillimin e kësaj konference.

Ju falënderojmë paraprakisht për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin, mirëpresim kontributin e të gjithëve.

Shënim: Komunikimi dhe shkëmbimi i materialeve do të bëhet në adresën info.gsa@gsa.gov.al