Shërbimi Gjeologjik Shqiptar është anëtar me të drejta të plota i Shërbimit Gjeologjik Europian që nga 01.01.2015

Zmadho foton


Shërbimi Gjeologjik Shqiptar është anëtar i Konsorciumit Ndërkombëtar të Rrëshqitjeve që nga viti 2011




MEMORANDUME BASHKEPUNIMI

 

al-aut

Memorandum i Bashkëpunimit
mes
Shërbimit Gjeologjik Shqiptar
dhe
Shërbimit Gjeologjik të Austrisë (GBA)

Memorandumi i nënshkruar nga Dr. Viktor DODA, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Gjeologjik Shqiptar dhe Dr. Peter SEIFERT, Drejtori i Shërbimit Gjeologjik të Austrisë, merr parasysh vlerat komplementare të të dy institucioneve në fushën e gjeoshkencave, në të dyja vendet
Memorandumi i cili do të jetë në fuqi për pesë vjetët në vazhdim parasheh bashkëpunimin në fushat në vijim:
- Kërkime të mirëfillta gjeologjike
- Korelim të njësive të përbashkëta biostratigrafike e litostratigrafike, në të dy vendet dhe më specifikisht në depozitimet e Kuaternarit, Kenozoikut, Mesozoikut dhe Paleozoikut dhe hedhjen e tyre ne hartat gjeologjike
- Evolucioni strukturor i Albanideve si pjesë e Brezit Ofiolitik Mesdhetar përfshirë dhe mardhëniet e tyre me Alpet
- Lëndët e para përfshirë dhe vlerësimin e vendburimeve minerale (minierave) dhe planifikimin e përdorimit rajonal të tokës
- Gjeokimia dhe gjeologjia ambientale
- Përpunimi i të dhënave dixhitale gjeohapësinore
- Gjeorreziqet
- Shkëmbim literature gjeoshkencore, periodikësh dhe hartash gjeologjike të botuara nga Palët
dhe
- Informim i dyanshëm mbi takimet konferencat, kongreset, kombëtare e ndërkombëtare etj., organizuara dhe mbajtura ne Shqipëri dhe Austri




al-pol

Memorandum i Bashkëpunimit
mes
Shërbimit Gjeologjik Shqipar
dhe
Institutit Gjeologjik Polak-Instituti Kombëtar i Kërkimeve (PGI-NRI)

Memorandumi i nënshkruar në Shtator të vitit 2011, ka një afat 5 vjeçar.
Qëllimi është bashkepunimi i palëve në fushat e interesit të përbashkët, nëpërmjet projektesh e aktivitetesh të planifikuara dhe mbështetura bashkarisht.
Marrëveshja përfundon në shtatorin e vitit 2016 dhe mund të zgjatet me pëlqim të dyanshëm




shgjsh-fgjm

Memorandum i Bashkepunimit Shkencor
mes
Shërbimit Gjeologjik Shqiptar
dhe
Fakultetit të Gjeologjikse dhe Minierave

Memorandumi i nënshkruar nga Dr. Viktor DODA, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Gjeologjik Shqiptar dhe Prof. Dr. Përparim HOXHA, Dekan i Fakultetit të Gjeologjisë dhe minierave, Tiranë, do të ketë një kohëzgjatje pesë vjeçare dhe ka për qëllim bashkëpunimin e të dy palëve në fushat e mëposhtëme:
- Botimi i përbashkët i periodikut shkencor "Buletini i Shkencave Gjeologjike"
- Organizim eventesh të përbashkëta shkencore në nivel kombëtar e ndërkombëtar
- Shkëmbim të njohurive shkencore
- Ndërmarrje projektesh të përbashkëta të rëndësisë kombëtare, dhe në kuadrin e programeve kërkimore të BE
- Mbështetje reciproke për diplomantët, specializantët dhe doktorantët
- Angazhim i përbashkët i stafeve për propozimin e strategjive afatgjata të zhvillimit të gjeologjisë




shgjsh-fgjm

Shërbimit Gjeologjik Shqiptar
Bashkëpunimi në planin rajonal

Shërbimi Gjeologjik Shqiptar ka një bashkëpunim shumëvjeçar në planin rajonal me shërbimet gjeologjike të vendeve të rajonit
përfshirë shërbimet gjeologjike të Kosovës, Italisë, Sllovenisë, Kroacisë, Malit të Zi, dhe Greqisë.
Bashkepinimi ka perfshirë fusha të përbashkëta të veprimtarisë së këtyre institucioneve si hartografimi dhe korelimi gjeologjike kërkim-vlerësimi dhe menaxhimi i ujrave të pijshëm, gjeologjia detare, konsulrime për probleme të ndryshme, gjeologjike mjedisore etj.




shgjsh-akbn

Marrëveshje për Shfrytëzimin e ndërsjelltë të arkivave
mes
Shërbimit Gjeologjik Shqipar
dhe
Agjensisë Kombëtare të Burimeve Natyrore


ShGjSh-AKBN Marrëveshje për Shfrytëzimin e ndërsjelltë të arkivave mes Shërbimit Gjeologjik Shqipar dhe Agjensisë Kombëtare të Burimeve Natyrore Memorandumi i nënshkruar nga Dr. Viktor DODA, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Gjeologjik Shqiptar dhe Z. Elion SEMANAJ, Zv/Drejtori i Përgjithshëm i Agjensisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, afirmon vullnetin e mirë dhe vendosmërinë për të promovuar mirëfunksionimin e institucioneve nëpërmjet bashkëpunimit nëpërmjet tyre. Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje të dy institucionet i venë njëri-tjetrit në dispozicion arkivat e tyre për shfrytëzim pa pagesë të materialit arkivor që gjendet në to. Memorandumi hyn në fuqi në Maj të vitit 2014, dhe ka afat të papërcaktuar Memorandumi garanton të drejtën e dy institucioneve për akses në arkivat respektive, me qëllim shfrytëzimin e materialeve për "Sektorin Minerar".