Drejtoria e Burimeve Minerale
Drejtori i Mineraleve

Drejtor Nikoll KAZA

• Kryen studime përgjithësuese mbi gjendjen dhe perspektiven e pasurive minerare, vlerësimin e rivlerësimin për rezervat e mineraleve metalore, jometalore, mineraleve ndërtimorë, lëndëve djegëse të ngurta, ndërtimin e bazës së të dhënave për to.
• Harton projekte kërkim-zbulimi, harta të veprimtarive minerare për kërkim-zbulimin e mineraleve metalore, jometalore, mineraleve radioaktive, mineraleve ndërtimorë, lëndëve djegëse te ngurta.
• Ndërton harta të pasurive minerale të të gjitha shkallëve
• Jep mendime e rekomandime për zhvillimin e strategjisë minerare.
• Promovime dhe prezantime të studimeve të hartave mbi pasuritë minerale, gjeomonumentet, gjeoparqet para institucioneve qendrore e lokale.
• Shqyrtimin e plotësimit e kushteve të dhënies së lejeve minerare të kërkim-zbulimit, shqyrtimin e plotësimit të kushteve për shtyrje afati 1-vjeçar të lejeve minerare të kërkim-zbulimit, shqyrtimin e relacioneve 3-mujore, vjetore dhe planeve vjetore të veprimtarisë minerare për kërkim-zbulimin.
• Kryen akt-verifikimin e zonës minerare të kërkim-zbulimit për grupin e mineraleve metalore, jometalore, qymyret e bitumet, mineralet radioaktive, si dhe mineraleve ndërtimorë për zonat e hapura dhe konkuruese.
• Bën oponencën e projektit të zhvillimit të veprimtarive minerare të kërkim-zbulimit, të planit të rehabilitimit, vlerat e garancive financiare për realizimin e programit minimal të punës dhe planit të rehabilitimit të zonës minerare për lejet minerare të kërkim-zbulimit.
• Vlerëson raportin përfundimtar të veprimtarisë minerare të kërkim-zbulimit, realizimin e programit minimal të punës, investimeve, punimeve gjeologjike të realizuara, rezervave të zbuluara në sasi e cilësi, operacioneve të kryera për rehabilitimin e mjedisit, menaxhimin e mbetjeve minerare në përputhje me detyrimet planifikuara e miratuara për lejen.
• Mbikëqyr respektimin nga titullari i lejes të kushteve të lejes së kërkim-zbulimit dhe të normave të detyrueshme të legjislacionit në fuqi për veprimtarinë minerare.
• Kryen inspektime për ndjekjen e respektimit të dispozitave të ligjit minerar, lë detyra, merre masa administrative, propozon marrjen e tyre nga Ministri, si pezullimin e punimeve të veprimtarisë minerare deri ne ndalimin e veprimtarisë, heqjen e licencës së ushtrimit të profesionit.
• Kërkon informacion nga zotëruesi i lejes sa herë e vlerëson që ai përdor praktika të dëmshme të kërkim-zbulimit të mineraleve, për respektimin e standardeve mjedisore sipas legjislacionit në fuqi, apo drejton operacionet e punës në kundërshtim me ato të parashikuara në projektin e miratuar, si dhe për çdo të dhënë tjetër për të llogaritur detyrimet financiare që ka zotëruesi i lejes sipas ligjit.
• Raporton në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Gjeologjik Shqiptar, Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë për kontrollin e zbatimit të legjislacionit minerar për lejet minerare të kërkim-zbulimit.
Drejtoria përbëhet nga tre sektorë:
1. Sektori i Vendburimeve Metalore
• Bën vlerësime prognoze të vendburimeve dhe objekteve të ndryshme për gjithë mineralet metalorë, jometalore, qymyret dhe bitumet, radioaktive, mineraleve të çmuara.
• Bën vlerësim dhe rivlerësim të projekteve të kërkim-zbulimit.
• Studion zonat ndërmjetëse dhe krahët e vendburimeve.
• Përpunon kriteret dhe ligjësitë bazë të përhapjes së vendburimeve.
• Bën standardizimin e rezervave, modelime te vendburimeve metalore.
• Bën harta të pasurive minerare të shkalleve të ndryshme.
• Propozon alternative te reja kërkimi e shfrytëzimi te mineraleve
• Përpunon kriteret e zhvillimit të qëndrueshëm për resurset minerare sipas kritereve e kërkesave të sotme.
• Bën azhurnime të dhënash për vendburimet të ndryshme minerare.
• Përgatit paketa komerciale për lëndë të para minerale të cilat paraqesin interes për subjekte të ndryshme për leje kërkimi dhe kërkim-zbulimi.
• Përpilon projekte prognoze, projekte kërkim-zbulim për subjektet të ndryshëm.
2. Sektori i Vendburimeve Jometalore
• Bën vlerësime të prognozës për vendburime e objekte të ndryshme për mineralet jometalore, ndërtimore, lëndëve djegëse të ngurta.
• Përpunon kriteret e ligjësitë bazë të përhapjes së vendburimeve jometalore, lëndëve djegëse të ngurta.
• Bën standardizim të rezervave, modelime të vendburimeve jometalore.
• Bën harta të pasurive minerare të gjitha shkalleve për vendburime e rajone të ndryshëm.
• Përpilon projekte prognozë, projekte kërkim-zbulim për subjektet të ndryshëm.
3. Sektori i Monitorimit të Lejeve të Kërkim-Zbulimit
• Harton hartat e veprimtarive minerare për kërkim-zbulimin e mineraleve.
• Kryen akt-verifikimin e lejes së kërkim-zbulimit për zonat e hapura dhe konkuruese.
• Shqyrton plotësimin e kushteve të lejimit për lejet minerare të kërkim-zbulimit.
• Vlerëson projektet e zhvillimit të veprimtarisë minerare për lejet e kërkim-zbulimit.
• Vlerëson garancitë financiare, programin minimal të punës, planin e rehabilitimit të mjedisit për lejet e kërkim-zbulimit.
• Kryen monitorimin periodik te aktivitetit minerar.
• Shqyrton informacionet 3 mujore, vjetore, planet vjetore të punës të ardhura nga subjektet, mbi ecurinë e aktivitetit minerar për lejet minerare të kërkim-zbulimit.
• Bën promovimin e zonave minerare të kërkim-zbulimit, mbështetur në hartën minerare digjitale.
• Vlerëson studimin përfundimtar, realizimin e programit minimal të punës, planit investimeve, gjithë treguesve teknikë, realizimin e rehabilitimit mjedisor të zonës.
• Përpilon informacionet 3 mujore, vjetore mbi ecurinë e aktivitetit minerar për Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë.