Drejtoria e Gjeologjisë Detare

Drejtor Dr. Arben PAMBUKU

• Ndërton hartat e Gjeologjisë Detare në shkallën 1:50 000.
• Studion përbërjen litologjike të substratit, ndryshimet batimetrike dhe morfologjinë e shtratit të detit, ishujt.
• Identifikon pasuritë natyrore në zonën detare dhe pranbregdetare.
• Studion “ekosistemet e varura”, lidhjet midis deltave të lumenjve, ujërave sipërfaqësore, nëntokësore, lagunave dhe deteve.
• Jep kontribut të rëndësishëm në studimet për ndërtimet e porteve, moleve dhe veprave të tjera inxhinierike në bregdet.
• Monitoron vijën bregdetare dhe shkallën e erozion-akumulimit.
• Bashkëpunon në kërkimet arkeologjike e të biodiversitetit detar, kryen studimin e ekosistemeve koralore, shpellave karstike nënujore dhe plazheve.
• Identifikon dhe karakterizon burimet nëndetare të ujërave të ëmbla.
• Krijon database kombëtare për studimet dhe të dhënat detare.
• Bashkëpunon në projekte kombëtare dhe ndërkombëtare për realizimin e studimeve të thelluara detare mbi gjeologjinë e substratit, riskun sizmogjenik, aspekte tektonike të bazametit detar, lidhjen e dinamikës bregdetare me aktivitetin tektonik, etj.
• Jep të dhëna mbi mundësinë e pranisë së strukturave naftë-gaz mbajtëse në det.
Drejtoria përbëhet nga dy sektorë
• Bën monitorimin e dinamikës së vijës bregore dhe vlerësimin e fenomeneve gjeodinamike; evidenton sektorët me dinamikë të zhvilluar, me predominim të fenomeneve erozive apo akumulative.
• Ndërton harta gjeologjike në bashkëpunim me sektorin e shelfit kontinental.
• Studion deltat e lumenjve, dinamikën e zhvillimit të tyre, marrëdhëniet reciproke me dinamiken e shtratit të lumit, ndikimin e zhvillimit të deltës lumore në ekosistemet e lagunave apo shelfit.
• Studion ritmet e mbushjes me sedimente të porteve dhe siguron informacionin e nevojshëm për projekte të zgjerimit të tyre apo ndërtimin e porteve të rinj.
• Bën zonimin gjenetik të ekosistemeve.
• Evidenton praninë e mineraleve dhe pasurive të tjera natyrore në zonën kontinentale.
• Realizon punime gjeologo-gjeodezike në shelfin kontinental dhe në bregdet.
• Ndërton harta të Gjeologjisë Detare në shkallën 1:50 000.
• Studion substratin detar, përbërjen litologjike si edhe kushtet gjeologo-inxhinierike në funksion të ndërtimit të veprave në det.
• Në bashkëpunim me sektorin e gjeofizikes, studion veçoritë tektonike të bazamentit detar përmes analizës së aspekteve morfologjik e të tij dhe të sedimenteve të cekëta.
• Nëpërmjet pjesëmarrjes në projekte rajonale grumbullon, përditëson dhe korelon të dhënat me ato të vendeve fqinje që lagen nga ujërat e detit Jon dhe Adriatik.
• Jep të dhëna mbi mundësinë e pranisë së strukturave naftë-gaz mbajtëse në det.