Drejtoria e Gjeologji Inxhinierike – Gjeofizikë – Gjeodezisë
Drejtor

Drejtor Prof Ass. Dr. Hasan KULIÇI

• Hartografime e sherbime gjeologo inxhinierike per zonat urbane e rurale, stabilitetin e truallit, vleresimin e qendrueshmerise dhe zhvillimin e infrastruktures,
• Monitorime gjeologo inxhinierike ne sektoret me intensitet te fenomeneve gjeodinamike,
• Vleresime te rreziqeve gjeologjike, masa per zbutjen dhe menjanimin e ndikimeve negative
• Sherbime gjeofizike-gjeodezike ne favor te te gjitha njesive te ShGjSh
• Sherbime gjeologo-inxhinjerike te emergjences dhe per kerkesat nga te trete.
• Analiza per vetite fizike-mekanike per sherbimet gjeologo inxhinierike qe realizon ShGjSh, si dhe per te tretet.
• Pergatit shkurtimore te raporteve vjetore dhe atyre perfundimtare realizuar nga sektoret e kesaj drejtorie,  per organet e pushtetit qendror dhe atij lokal te interesuara
Drejtoria perbehet nga tre sektore:
1. Sektori i Gjeologjisë Inxhinierike
• Vleresim gjeologo inxhinierik te trojeve,
• Rajonizime gjeologo inxhinierike ne shkalle te ndryshme per zonat urbane dhe ato me premisa per zhvillime turistike,
• Vleresim te qendrueshmerise se infrastruktures publike (rruge, tunele, diga, ura, hekurudha...)
• Vleresim te kapaciteteve mbajtese te terrenit, monitorime ne sektoret kritike me aktivitet te zhvilluar gjeodinamik, sektoret me premisa te evoluimit te proceseve te rrezikut gjeologjik,
• Projekte me masa per rehabilitimin e gjendjes,
• Studime te hollesishme te faktoreve gjeodinamike qe kondicionojne rreziqet gjeologjike (rreshqitje, shembje, subsidenca etj.) etj..
• Studime sipas kerkesave emergjente te pushtetit lokal, dhe sipas kerkesave nga te trete.
• Projekte e studime per nderhyrje te shpejte ne mbrojtje te jetes njerezore, investimeve, veprave te ndryshme etj.
2. Sektori i  Gjeofizikës dhe Gjeodezisë
• Sherbime gjeofizike per zgjidhjen e problemeve gjeologo-inxhinierike te zonave urbane,
• Sondime elektrometrike per deshifrimet litologjike, percaktimin e rrjedhjeve te ujrave nentokesore, modelime te ndertimit te trojeve te zonave urbane  per projektet e ShGjSh, studime te emergjencave dhe studime per te trete.
• Informatizim dhe perpunim i te dhenave komplekse gjeologo-gjeofizike-gjeokimike te kryera per mineralet ne pergjithesi dhe per mineralizimin sulfur ne veçanti.
• Kerkime ne ndihme te arkeologjise ne qendrat e antikitetit dhe te mesjetes,
• Punime me metoden e tomografise te rezistences elektrike per digat, rivleresim i energjise gjeotermale, rilevime e profilime magnetometrike dhe gravimetrike ne shkalle te ndryshme,
• Monitorim te perqendrimit te radonit ne qendrat kryesore urbane, rekomandime per zbutjen e efekteve negative, matje radiometrike ne sektore te ndryshem me fon te larte radioaktiviteti,
• Rilevime dhe monitorime topogjeodezike ne ndihme te gjithe projekteve qe kryen ShGjSh, profilime  topografike,
• Studime dhe matje per monitorimin e subsidencave te ndryshme te tokes, digave, rreshqitjeve
• Dokumentim te dinamikes se levizjes se bregut te detit, brigjeve te lumenjve
3. Sektori i Analizave Fiziko-Mekanike
• Kryen analiza te vetive  fizike-mekanike  te shkembinjeve, dherave per sherbimet gjeologo inxhinierike  te projekteve qe realizon ShGjSh  
• Kryen analiza te vetive  fizike-mekanike  te shkembinjeve, dherave  per studime te emergjencave si dhe studimeve  per te tretet.