DREJTIMET E PROGRAMIT ZHVILLIMOR TE SHERBIMIT GJEOLOGJIK SHQIPTAR



Drejtimet e këtij programi percaktojnë fushat ku do të përqëndrohet angazhimi i ShGjSh-se, i cili kryen në shërbime të rëndësishme për ekonominë kombetarë, ne mbështetje të zhvillimit të saj të qëndrueshëm dhe një cilësie sa më të lartë të jetës së qytetarëve shqiptarë

Ato mbështeten në një bazë të gjerë ligjore, që përfshin së pari Ligjin 111/2015, "Per Sherbimin Gjeologjik Shqiptar, në Programin te Qeverises dhe ligje e vendime të tjera, të cilat mundësojnë jo vetëm veprimtarinë e SHGJSH, por dhe bashkëpunimin e tij me institucione të tjera të rëndësishme të vendit. per vitet 2013 - 2017, Nëpërmjet tyre, SHGJSH luan rrol të rëndësishëm në sektorin minerar, monitorimin dhe mbrojtjen e mjedisit, planifikimin e territorit dhe stabilizimin në rastin e emergjencave civile”

Shërbimi Gjeologjik Shqiptar është institucion këshillimor, teknik dhe shkencor i shtetit, person juridik publik, buxhetor, i cili kryen veprimtari në fushën e shkencave të tokës në territorin e Republikës së Shqipërisë. Ky rol është i cili është ekskluziv, i domosdoshëm dhe i pazëvendësueshëm
Aktivitetin e tij, bazuar në ato që u thanë më lart, Shërbimi Gjeologjik Shqiptar e kryen të ndarë në disa fusha zhvillimore të cilat përshtaten çdo vit, bazuar në aktualitein e kërkesave të vendit
Fushat zhvillimore mundësojnë një bashkëpunim të specialistëve të të gjitha Drejtorive të SHGJSH, që kanë si produkt një punë me rezultate konkrete, cilësisht të lartë e të matshme.
Këto fusha hartohen me qëllim realizimin e detyrave në drejtimet e mëposhtme, që ligji 111/2015 "Për Shërbimin Gjeologjik Shqiptar" ja njeh institucionit tonë:

a) studimet gjeologjike sistematike bazë në tokë, në dete, në liqene dhe lumenj, në territorin e Republikës së Shqipërisë, nëpërmjet hartografimeve komplekse të shkallëve të ndryshme për administrimin e territorit e të mineraleve;
b) studimet e thelluara shkencore për gjeologjinë dhe metalogjeninë;
c) studimet gjeofizike e gjeokimike të çdo shkalle;
ç) studime dhe promovime të perspektivës së mineraleve të dobishme;
d)studimet hidrogjeologjike të baseneve ujore, monitorimi i tyre dhe përcaktimi i masave për ruajtjen e rezervave ujore nëntokësore;
dh) studimet gjeologjike komplekse për mjedisin dhe monitorimin e tij, në funksion të planifikimit e të administrimit të territorit;
e)studime gjeologo-inxhinierike dhe rreziqet gjeologjike;
ë) studime agrogjeologjike dhe studime për erozionin;
f)studime, vlerësime dhe monitorime të gjeomonumenteve;
g)kërkime dhe vlerësime të mineraleve metalore, hidrokarbureve, mineraleve industriale, burimeve ujore nëntokësore, ujërave të pijshme e industriale, ujërave minerale e termale;
gj) vlerësimi, mbikëqyrja dhe monitorimi i lejeve minerare të kërkim-zbulimit;
h) matjet topo-gjeodezike;
i) krijimi i bazës së të dhënave gjeologjike, bilanceve të rezervave të mineraleve të dobishme, rezervave të ujërave nëntokësore, rreziqeve gjeologjike dhe vënia në dispozicion e tyre organeve të pushtetit qendror e vendor, subjekteve të tjera të interesuara, përgatitja dhe publikimi i informacionit.

Veprimtaria realizohet prej një stafi, numri i të cilit përmbush parametrat europiane të përcaktuara, në bazë të sipërfaqes dhe komplikimit gjeologjik të truallit të Republikës së Shqipërisë. Ky staf, ka në përbërje specialistë të kualifikuar në degët e gjeoshkencave, të diplomuar brenda e jashtë vendit, me përvojë punë, e me kualifikime të shumta, profesionale, doktorale, postdoktorale një pjesë e të cilave të iniciuara dhe mbështetuara nga institucioni, i cili ka në politikat e tij, të shprehura në ligjin për SHGJSH, specializimin e pandërprerë të personelit, me qëllim përballimin e sfidave të reja që shtrohen për zgjidhje çdo ditë në fushën e gjeoshkencave