Drejtoria e Hidrogjeologjise
Drejtori i Hidrogjeologjise

Drejtor Dr. Hamdi BESHKU

SHGJSH: Institucioni i ngarkuar për vlerësimin dhe studimin e ujërave nëntokësore

SHGJSH kryen vlerësime e studime dhe bashkëpunon për menazhimin dhe ruajtjen e burimeve ujore nëntokësore. Objektivi kryesor është menazhimi i qëndrueshëm i ujërave nëntokësore që kanë cilësi dhe sasi të mjaftueshme për përdorim praktik.
Për realizimin e këtij objektivi në përbërje të SHGJSH funksionon Drejtoria e Hidrogjeologjisë, e cila me bazën e të dhënave dhe ekspertizën që zotëron kryen:
1. Vlerësimin sasior të ujërave nëntokësore
• Vlerësime dhe studime për funksionimin e akuiferëve dhe ruajtjen e hidrosistemeve.
• Gjeometrizime të trupave ujore nëntokësore.
• Hartografime hidrogjeologjike për qëllime të ndryshme përdorimi e në shkallë të ndryshme paraqitje.
• Kërkim-zbulim të burimeve të reja ujore nëntokësore (sidomos në akuiferët karstikë dhe ato shkëmbore).
• Ndikimin e ndryshime klimatike në resurset ujore nëntokësore.
• Vlerësime për bilancin e ujërave nëntokësore
• Vlerësime për ujërat termale dhe minerale.
• Vlerësime e studime për ujëmbajtjen në miniera dhe përcaktimin e prurjeve maksimale në punimet minerare.
2. Vlerësimin cilësor dhe të ndotjes së ujërave nëntokësore
• Veprimtaria kërkimore që kryhet për vlerësimin e cilësisë së ujërave nëntokësore përmbledh:
• Vlerësimin cilësor të ujërave nëntokësore mbështetur në provëmarrjen dhe analizimin e tyre.
• Monitorimin e ujërat nëntokësore.
• Vlerësime e studime për ndotjen e akuiferëve.
• Qarkullimin e transformin e ndotjes antropike në tokë dhe ujërat nëntokësore.
• Përcaktimin e kohës tranzit të ujërave në mjedisin nëntokësor.
• Prirjen e zhvillimit të ndotësit.
• Vlerësimet për zonat e mbrojtjes së kaptazheve të ujrave të pijshëm.
• Vlerësime të intruzionit të ujit të detit në akuiferët bregdetarë.
• Modelime presion/ndikim për ujërat nëntokësore.
3. Monitorimin e Rrjetit Lumor të Shqipërisë
• Monitorimin e morfologjisë së shtratit dhe fenomeneve të tjera dinamike sediment-formuese, eroduese dhe rigjeneruese.
• Vlerësimin parametrik të ecurisë së këtyre proçeseve nëpërmjet riazhurnimit të linjave të morfologjisë së profileve.
• Zhvendosjet e kufirit të brigjeve të shtratit në zona problematike të dukshme.
• Hartografimin e impaktet të pranishme për zona të veçanta të shtretërve.
• Vlerësimin e përbërjes cilësore të ujrave rrjedhëse.