PROGRAMI ZHVILLIMOR I SHËRBIMIT GJEOLOGJIK SHQIPTAR 2018




Objektivi dhe ndarja e projektet sipas fushave zhvillimore


Objektivi kryesor
    Angazhimi i ShGjSh-së në shërbime të rëndësishme për ekonominë kombëtare në zbatim të Programit të Qeverisë për vitet 2017 - 2021, Ligjit Nr.111/2015, datë 15.10.2015 “Për Shërbimin Gjeologjik Shqiptar”, Ligjit nr. 10304, datë 15.07.2010 “Për Sektorin Minerar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar me Ligjin nr. 134/2014, datë 09.10.2014 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10304, datë 15.7.2010, “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, Ligjit nr.10431, datë 09.06.2011 “Për mbrojtjen e Mjedisit”, Ligjit nr. 111/2012 dt. 15.11.2012 “Për menaxhimin e integruar të burimeve ujore”, VKM nr.1189 dt. 18.11.2009 “Për Rregullat dhe Procedurat për Hartimin dhe Zbatimin e Programit Kombëtar të Monitorimit të Mjedisit”, Ligjit Nr.107/2014 datë 31.07.2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, VKM nr.408, datë 13.05.2015 “Për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit”, Ligjit nr.8756, datë 26.03.2001 “Për Emergjencat Civile” të ndryshuar me Ligjin nr.10137, datë 11.5.2009 “Për disa ndryshime në legjislacionin në fuqi për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”, VKM nr.531, datë 01.08.2003 “Për Organizimin, Funksionimin, Detyrat dhe Përgjegjësitë e Shërbimit të Emergjencave Civile”.

Programi i Qeverisë për vitet 2017-2021 synon:

a) Mbylljen përfundimtare të epokës së informalitetit në zhvillimin e hapësirave urbane e rurale dhe krijimin e një mjedisi institucional, ekonomik e social për zhvillimin të qëndrueshëm të territorit; b) Zhvillimin e mëtejshëm të sektorit të gjeologjisë dhe minierave, duke e shndërruar këtë sektor në një industri me kushte e standarde bashkëkohore; c) Ndërtimin e profilit të ekonomisë shqiptare, në dy dekadat e ardhëshme, nëpërmjet sektorëve prioritarë duke mobilizuar e përdorur me efiçencë i gjeoburimet si prej sektorit publik ashtu dhe pre atij privat, në funksion të rritjes së prodhimit të brendshëm dhe shtimit të eksporteve; d) Hartimin e një strategjie afatgjatë dhe efikase për sektorin e hidrokarbureve, duke e vëne nën një monitorim të plotë, për të patur një zhvillim të qëndrueshëm, garantuar interesat publike, e forcuar kapacitetet shkencore dhe teknike, në funksion të zhvillimit të këtij sektoro sot dhe në të ardhmen; e) Vazhdimin e investimeve të integruara në rrjetin ndërlidhës vendor, kombëtar e rajonal të transporteve, si “Rruga e Arbërit”, etj., mirëmbajtjen e rrjetit rrugor, investimin në infrastrukturën portuale, modernizimin rrënjësor të sistemit hekurudhor. Krijimin brënda vitit 2018, të landfilleve për të gjithë mbetjet e ngurta në zonën bregdetare të vendit. Çlirimin e mjedisit të çliruara nga mbetjet e ngurta. Trajtimin dhe planifikimin territorial të tyre nëpërmjet përcaktimit të pikave kryesore të këtë trajtim; f) Hartimin e politikave dhe strategjive kombëtare për menaxhimin e integruar të bregdetit; g) Vlerësimin e veprimtarisë kërkimore - shkencore në vend, zhvillimin dhe përsosjen e vazhdueshme të legjislacionit për shkencën, drejt modeleve bashkëkohore të organizimit, bashkëpunimit, nëpërmjet aplikimit në projekte, kombëtare e ndërkombëtare, me synim final integrimin në Hapësirën e Kërkimit Shkencor Evropian;

Qëllimi themelor
    Shndërrimi në vijimësi i ShGjSh- së, në qendër të shërbimit për qytetarët, për të zgjidhur probleme korente dhe të prespektivës, të sjell rekomandime konkrete në ndihmë të vendim-marrjes, në zbatim të programit të Qeverisë, me synimin për të rritur më tej rolin e tij, si institucion këshillimor, teknik e shkencor i Shtetit.
Realizimi dhe përmbushja
    Ndarja dhe organizimi në fusha kryesore zhvillimore, të strukturuara në projekte për të qenë sa më efiçent në zgjidhjen nga ana jonë, të problematikave të sotme dhe të së ardhmes.
Fusha I Gjeologjia Bazë - "Studime komplekse për mirë-administrimin e territorit në shkallë vendi - “Gjeologjia - Gjeoresurset – Gjeorreziqet dhe Mjedisi” "
  Kodi Titulli i Projektit
  I - 1 "Vrojtime dhe plotësime të Hartës Gjeologjike të Shqipërisë në shkallë 1:200 000"
  I - 1a “Përpilimi i hartës së rrezatimit radioaktiv natyror të Shqipërisë në shkallë 1:200 000 dhe teksti sqarues i saj”
  I - 2 "Ndërtim i hartave shumëqëllimore të Shqipërisë (komponenti Minerale të Dobishme) sipas planshetave në shkallë 1:25 000
  I - 3 "Përpilimi i Hartës së Gjeomonumenteve të Shqipërisë në shkallën 1:200 000, teksti dhe katalogu ilustrues i saj"
  I - 4 Përcaktimi i rreziqeve të kontaminimit të tokave për shkak të shfrytëzimit të burimeve gjeo-termale në Shqipëri” (burimet e Llixhave dhe Hidraj, Elbasan; të Bënjës, Përmet; të Sarandoporros në Leskovik; në Llixhat e Peshkopisë; të Mamurrasit; Holtës, Gramsh)
Fusha II Vendburime Minerale - Rivlerësimi i perspektivës së pasurive minerale dhe energjitike të vendit, vënia e tyre në efiçencë për ekonominë
  Kodi Titulli i Projektit
  II - 1 "Vlerësimi i potencialit krom-mbajtës në masivin ultrabazik të Bulqizës, perspektiva e vendburimeve kryesore dhe objekteve në drejtim të shtrirjes, në krahë dhe në thellësi"
  II - 2 "Ndërtimi i bazës së të dhënave për vendburime dhe objekte të mineraleve të dobishme, për të cilat nuk janë hartuar raporte apo relacione gjeologjike me llogaritje rezervash"
  II - 3 " Detyrat e SHGJSH në dhënien e lejeve minerare të kërkim-zbulimit dhe mbikqyrjen e aktivitetit minerar përkatës, në zbatim të ligjit Nr. 1034 datë 15.07.2010 “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar"
  II - 4 "Vlerësimi i potencialit mineralmbajtës për mineralet krom, baker, platin dhe perspektiva e tyre në zonen ndërmjet Shqipërisë e Kosovës"
  II - 5 "Ndërtimi i databasës të pasurive minerare në Republikën e Shqipërisë (dhe sipas bashkive)"
Fusha III Hidrogjeologji - Vlerësimi, menaxhimi dhe monitorimi i ujrave nëntokësore në basenet kryesore ujëmbajtëse, të resurseve ujore, si dhe të shtretërve të lumenjve të Shqipërisë
  Kodi Titulli i Projektit
  III - 1 "Monitorimi dhe vlerësimi sasior dhe cilësor i ujrave nëntokësore në basenet kryesore ujëmbajtëse të Shqipërisë dhe inventarizimi i shpimeve të kryera për ujë pa leje, në basenin ujëmbajtës të Tiranës"
  III - 2 "Ndërtimi i hartave hidrogjeologjike në shkallë 1:25 000 sipas planshetave"
  III - 3 "Monitorimi i qëndrueshmërisë së shtratit, erozioni, trashësisë së sedimenteve në rrjedhjet e mesme dhe të poshtëme të rrjetit lumor të Shqipërisë dhe propozimi i masave parandaluese e rehabilituese për mënjanimin e dëmeve dhe studimi kompleks i luginës së lumit Fan dhe Mat, në segmentin Ura Fan-Ura e Matit"
  III - 4 "Identifikimi i trupave ujore të akuiferit karbonatik të Kulmakut"
Fusha IV Hidrokarbure - Studimi dhe rivlerësimi i pasurive natyrore te lëndëve energjitike dhe vënia e tyre në shërbim të ekonomisë
  Kodi Titulli i Projektit
  IV - 1 "Studim gjeologo-gjeofizik në rajonin Rexhepaj për praninë e strukturës antiklinale (Bashkia Selenicë), si dhe vazhdimi më jugor i linjës strukturore antiklinale Ballsh-Hekal-Karbunar"
Fusha V Gjeologjia Inxhinierike, Gjeofizikë dhe Gjeodezi - Vlerësimi i rreziqeve gjeologjike si dhe studime gjeologo -inxhinierike për vlerësimin e qëndrueshmërisë së truallit dhe infrastrukturës publike të bashkive dhe në shkallë vendi). Zhvillimi i mëtejshëm i sistemit të informacionit, banka e të dhënave, transmetimi i informacionit drejt organeve vendimmarrëse dhe shoqërisë (GIS)
  Kodi Titulli i Projektit
  V - 1 "Vlerësimi e monitorimi i fenomeneve gjeodinamike të digave të rezervuarëve ujëmbajtës, nëpërmjet metodave gjeologo - inxhinierike dhe gjeofizike"
  V - 2 "Përpilimi i hartave gjeologo – inxhinierike sipas planshetave në shkallë 1: 25 000 dhe hartimi i databazës së rrëshqitjeve në të gjithë territorin e Shqipërisë"
Fusha VI Gjeologjia Detare - Studime dhe monitorime gjeologo - mjedisore për menaxhimin e integruar të zonës bregdetare e detare të Shqipërisë
  Kodi Titulli i Projektit
  VI - 1 "Studimi e përgjithësimi i vazhdimësisë së strukturave gjeologjike të rajonit Sazan -grykëderdhja e Bunës, në drejtim të detit Adriatik, në shkallë 1:50 000".
  VI - 2 "Studimi dhe vlerësimi i dinamikës detare në rajonin Palasë - Himarë (për menaxhimin e integruar të saj) dhe monitorimi i hapsirës bregdetare të detit Adriatik, në shkallë 1:50 000"
  VI - 3 “Krijimi i bazës së të dhënave të shpimeve të kryera për identifikimin e depozitimeve të Kuaternarit në Ultësirën Adriatike, interpretimi dhe modelimi i tyre në 3 D, në shkallë 1:50 000".
Fusha VII Gjeoinformatizimi - Zhvillimi i mëtejshëm i sistemit të informacionit banka e të dhënave, transmetimi i informacionit
  Kodi Titulli i Projektit
  VII - 1 "Gjeoinformatizimi i dokumentacionit gjeologjik të Sh.Gj.Sh – së dhe dixhitalizimi i dokumentacionit të Arkivit Qëndror Teknik të Gjeologjisë"
Fusha VIII Studimet Emergjente - Studime për nevoja emergjente, sipas kërkesave të Pushtetit Qëndror e Lokal. Vleresimi nga ana gjeologo-inxhinjerike e gjeofizike, si dhe monitorimi i punimeve (punimet minerare kapitale që kryhen per ndertimin e veprave inxhinierike). Publikime dhe sensibilizim.
  Kodi Titulli i Projektit
  VIII - 1 "Studime gjeologo – inxhinierike e hidrogjeologjike emergjente"
  VIII - 2 "Monitorimi gjeologjik dhe ndërtimi i data bazës së të dhënave gjeologjike në veprat inxhinierike dhe të punimeve minerare të kërkim - shfrytëzimit"
  VIII - 3 “Publikime, Komunikim, Sensibilizim”
Fusha IX Vleresime Analitike - Vlerësimi cilesore i ujërave, mineraleve dhe shkëmbinjve. Standartizimi i laboratorit për analizat kimike të mineraleve dhe informatizimi i të dhënave hidrokimike të ujerave nëntokësore në vite
  Kodi Titulli i Projektit
  IX - 1 "Analizimi i ujrave, shkëmbinjve, mineraleve dhe menaxhimi i cilësisë së laboratorit, akreditimi i laboratorit për analizat kimike të mineraleve"
Fusha X Marredhënieve të SHGJSH me jashtë institucionit - Kualifikim, specializim dhe projekte me financim nga institucione brenda vendit e jashte vendit, ndërkombëtare
  Kodi Titulli i Projektit
  X - 1 “Pjesëmarrje e ShGjSh-së në aktivitete me EGS dhe institucione homologe. Kualifikim, specializim, marrje përvoje. Pjesëmarrja e ShGjSh-së në projekte me financime nga jashtë ShGjSh-së. Pritje e delegacioneve të huaja