Shërbime për të tretët

Laboratori Kimik i SHGJSH-së është akredituar nga Drejtoria e Përgjitheshme e Akreditimeve për të kryer Analiza Laboratorike në përputhje me S SH ISO 17025:2006 më datë 01.09.2014

Çertifikata e Akreditimit

Zmadho foton

Lista e analizave për të cilat është i vlefshëm akreditimi

Baza laboratorike SHGJSH, si një element i rëndësishëm, ka nisur të krijohet e zhvillohet që prej vitit 1954. Laboratori i Gjeologjisë u krijua menjëherë mbas rithemelimit të SHGJSH, me synim mbështetjen e kërkimeve me bazën analitike. Analizimi në Laboratorin Qëndror të Gjeologjise, bazohet në realizimin e Sistemit të menaxhimit të Cilësisë, mbështetur në standartin EN ISO 1725. Realizimi i analizave në cilësine e kërkuar mbeshtetet në një staf të mirëtrajnuar e me eksperiencë, paisje të avancuara dhe ambiente që plotesojne standartet.

Shërbimet dhe analizat kimike, përfshijne
prova mineralesh dhe ujore:


Analiza kimike për provat minerale
Shërbimet fillojnë nga ato bazë sic janë bluarja dhe përpunimi i provave, duke realizuar të gjithë procesin e analizimit prej transformimit të provës fillestare në atë përfundimtare të gatshme për analizimin kimik. Analizat kimike minerale realizojnë përcaktimin për mikroelementet Cu, Pb, Zn, Cd, Cr, Mn, Ni, Co, As, etj. Mineralet për të cilët kryhen analizimet, në pergjithësi jane kromitet, hekur-nikeli, nikeli-silikat, mangani, mineralet sulifidë, polimetalorët, fosforitet, boksidet e minerale të tjere, si dhe analiza kimike për shkembinjte karbonatike.

Analiza kimike për provat ujore
Analizohen ngjyra, shija, era, temperatura, pH, përcjellshmëria elektrike (konduktiviteti), përmbajtja e natriumit, kaliumit, kalciumit. magneziumit, hekurit, amoniakuk, bikarbonatet, karbonatet, kloruret, sulfatet, nitratet, nitritet, silici, lendet organike, oksigjeni i tretur, fortesia dhe mineralizimi i pergjithshem, mbetja e thate, pra te gjithe elementet fiziko-kimike perberes te ujit. Me paisjet në dispozicion është i mundur përcaktimi i sasisë së metaleve të rënda të tretur në ujë, si Cu, Pb, Zn, Cd, Cr, Mn, Ni, Co, As, etj.. Provat e analizuara kanë prejardhje tël shumëllojshme, ato mund të jenë të burimeve të ujrave natyrore, nga puset e shpimit prova nga uji i lumenjeve, lagunave apo liqeneve si dhe nga ujit i detit
Disa aparaturave analizuese ne perdorim te SHGJSH


AGS Director
Aparati Ion chromatography

AGS Director
Aparati Multianalizer TC/TN 3100

AGS Director
skema e vendosjes se plansheteve

AGS Director
Absorberi Atomik