Shërbime për të tretët

Vënia në dispozicion të materialeve arkivore, kryerjes së analizave laboratorike, dhe ofrimit të hartave të shkallëve dhe qëllimeve të ndryshme janë disa prej shërbimeve që SHGJSH, i ofron të interesuarve. Gjithashtu, në kuadrin e shërbimeve që institucioni ofron ndaj të tretëve, hyjne edhe disa punime fushore të cilat po i listojmë në vijim:

1. Studime, vrojtime, shërbime, përgjithësime dhe monitorime, punime gjeologo-inxhinierike në fushën e ndërtimeve, të rrugëve, banesave, linjave, ujësjellësve, porteve etj.

2. Studime, vrojtime, shërbime përgjithësime dhe monitorime ambientale të karakterit rivleresues dhe laboratorik.

3. Studime, vrojtime, sherbime, pergjithesime dhe monitorime punime hidrogjeologjike per kerkim dhe furnizim me uje te pijshem, industrial e per vaditje.

4. Punime, matje topografike e gjeodezike në zonat urbane, rurale dhe në ato të infrastrukturës.

5. Vrojtime, shërbime, përgjithësime dhe monitorime e punime gjeologjike kërkimore dhe zbulime të detajuara, të cilat mund të kryhen në vendburime metalore, jo metalore e energjitike ekzistuese, në objekte përreth tyre dhe në të reja.

6. Rilevime gjeologjike, gjeologo-inxhinierike dhe hidrogjeologjike.

7. Përgatitje të paketave gjeologjike për aplikim leje minerare (kërkimi, zbulimi, shfrytëzimi).

8. Kërkime gjeofizike të drejtëpërdrejta për mineralet , ujërat, ambientin, sizmike, trualli etj.

9. Punime shpimi me rrotullim e goditje.

10. Oponenca për studime gjeologjike, hidrogjeologjike, gjeologo-inxhinierike, ambientale.

11. Monitorime dhe akte verifikimi të lejeve të kërkim-zbulimit dhe atyre të shfrytëzimit për anën gjeologjike e mjedisore.

12. Vlerësime të ndikimit në mjedis.

Gjithashtu SHGJSH, ndërhyn në rastet e emergjencave të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore, si rrëshqitje, shkarje, e probleme të tjera të cilat janë pasojë e gjeodinamikës së shtresave të tokës. Në këtë kuadër SHGJSH ndërmer projekte emergjente për studimin gjeologo-inxhinierik me qëllim shmangien e pasojave imediate dhe në të ardhmen. Po kështu detyrë e jona është dhe realizimi i projekteve emergjente për furnizim me ujë të popullatës sipas kërkesave të pushtetit lokal.
Pamje nga punimet në terren

Vrojtime Gjeologjike

Vrojtime Gjeologjike

Vrojtime Hidrogjeologjike
Vrojtime Hidrogjeologjike


Matje Gjeofizike
Matje Gjeofizike


Punime shpimiPunime shpimi