• Programi i Transparencës
  • Projektet aktuale
  • Projektet me jashtë
  • Projektet e arkivuara
  • Tarifat e shërbimeve
  • Formularë të nevojshëm
  • Informacioni pa pagesë
  • Regjistri i Kërkesave/Përgjigjeve
  • Rregullore e brendshme

Programi i Transparencës

Logo BSHGJ

Programi i Transparencës është i ndërtuar në zbatim të ligjit Nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”, neni 7-të i tij, sipas të cilit çdo autoritet publik duhet të informojë publikun pr kategori të ndryshme të informacionit mbi veprimtarinë dhe organizimit të tij, nëpërmjet faqeve elektronike, me materiale të parapërgatitura dhe lehtësisht të kuptueshme.
Informacioni i paraqitur në këtë nënfaqe të emërtuar “Transparenca” të faqes elektronike të Shërbimit Gjeologjik Shqiptar, por dhe në nënfaqe të tjera si rubrika “Rreth nesh” (Misioni, Organigrama, Struktura, Drejtimet Zhvillimore), Kontaktet, Shërbimet synon ti japë publikut një informacion sa më të detajuar mbi aktivitetin tonë dhe atë çka ofrojmë në shërbim të mirëqenies së qytetarëve dhe zhvillimit të qënrueshëm ekonomik të vendit


Projektet Aktuale në SHGJSH

Në këtë rubrikë do njiheni me të gjitha projektet të cilat janë në vazhdim gjatë vitit aktual në Shërbimin Gjeologjik Shqiptar. Projektet janë të renditura sipas fushave (drejtimeve) zhvillimore.
Për më tepër klikoni në këtë link


Projektet me jashtë

Një paraqitje prezantim i projekteve me partnerë të huaj, në të cilëst SHGJSH është angazhuar. Nëpërmjet klikimit në logot e projekteve të paraqitura ju do të lidheni me faqet zyrtare të këtyre projekteve për të marrë informacion mbi rezualtatet e tyre. Projektet në rubrikën përkatëse janë të ndarë në projekte të përfunduara, dhe projektet në proçes. Për të kaluar në këtë rubrikë ju duhet të klikoni këtu

Projektet e arkivuara

Kjo rubrikë ju njeh me numrin dhe llojin e raporteve e studimeve që gjenden të arkivuara në Arkivën Qendrore Teknike të Gjeologjisë, pranë SHGJSH.
Ju mund ta merrni këtë informacion duke klikuar këtu

Materiali është i aksesueshëm mjaft shpejt, falë bazës elektronike të të dhënave të kësaj arkive.

Tarifat e shërbimeve

Shërbimet që ofron SHGJSH kryehen në bazë të disa tarifave, të cilat bazohen në Udhëzimin e Ministrisë së Financave me Nr. 6320/3, datë 12. 07. 2016 dhe Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë me Nr. 4199, datë 23. 06. 2016.
Duke klikuar këtu ju mund të njiheni me të gjitha tarifat, sipas shërbimeve specifike që ne ofrojmë


Formularë të nevojshëm

Duke klikuar këtu ju mund të shkarkoni formularin e aplikimit AL042025-119 "Për kryerjen e analizave të karakterit kimik gjeoteknik"

Duke klikuar këtu ju mund të shkarkoni formularin AL042028-119 "Për shërbime gjatë aktivitetit me të tretët"

Duke klikuar këtu ju mund të shkarkoni formularin Formularin e Ankesës "Drejtuar Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale"


Informacioni pa pagesë

Informacioni pa pagesë në formën e hartave të dixhitalizuara të shkallëve të ndryshme, produkt i Shërbimit Gjeologjik Shqiptar mund të merret në gjeoportalin e Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapsinor - ASIG.
Për informacione mbi proçedurat që duhen kryer për marrjen e shërbimeve të ndryshme, çdo subjekt juridik e fizik, qytetar dhe përfaqësues i medias mund të kontaktojë me specialistët e Sektori i Emergjencave dhe Aktivitetit me të Tretët


Regjistri i Kërkesave/Përgjigjeve

Kjo rubrike është në zbatim të ligjit Nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”
Neni 8
Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve

1. Autoriteti publik krijon, mban dhe bën publik një regjistër të posaçëm, ku pasqyrohen të gjitha kërkesat për informim dhe informacionet e dhëna në përgjigje të tyre.
Ky regjistër përditësohet çdo 3 muaj dhe publikohet në faqen e internetit të autoritetit publik, si dhe në mjediset e pritjes së publikut në zyrat e autoritetit publik. Identiteti i kërkuesve të informacionit nuk pasqyrohet në regjistër...
Duke klikuar këtu ju mund të njiheni me ecurinë e të gjitha Kërkesave drejtuar SHGJSH dhe ecurinë e Përgjigjeve