
Ernst Nowack lindi mė 9 Tetor 1881 nė Mnischek, njė zone nė veriperėndim tė Pragės (Ēeki). Babai i tij Eduart Nowack pėrveēse pronar i njė fabrike ngjyrash, ishte piktor dhe profesor nė Akademinė e Arteve Gjermane tė Pragės.
Pasi mbaroi gjimnazin nė vitin 1909 nė Pragė, Ernst Nowack filloi studimet nė Universitetin Gjerman tė Karl-Ferdinand pranė Prof. A. Grund pėr degėn e gjeografisė (drejtimi morfologji fizike), pranė Prof. F. Wähner pėr degen e gjeologjisė dhe pranė Prof. A. Pelikan pėr degėn e petrologjisė.
Ne vitin 1914 paraqiti doktoratėn mbi ndėrtimin gjeologjik tė Bohemise qėndrore, kryesisht pėr shtjellimin e moshės Siluriane (mbi 430 milion vjet). Pas doktorates bėn vrojtime nė detin Adriatik me anijen austriake pėr kerkime shkencore "Najade", duke qenė asistent i Prof. Grund.
Dr. Ernst Nowack vjen pėr herė tė parė nė Shqipėri nė vjeshtėn e vitit 1918 si gjeolog lufte i ushtrisė austro-hungareze, pasi kishte shėrbyer qysh nga fillimi i luftės nė frontin e Tirolit tė jugut. Detyra e tij nė Shqipėri mbulonte zonėn Tiranė-Durrės-Elbasan-Mallakastėr e mė nė jug.
Me mbarimin e luftės nė vitin 1918 e deri nė 1922 punoi si pedagog i gjeologjisė dhe mineraleve pranė shkollės sė lartė tė gjeologjisė nė Leoben (Austri).
Veprimtarinė e plotė shkencore e teknike nė fushėn e gjeologjisė Dr. Nowack e kreu nė Shqipėri. Qeveria e atėhershme e thėret atė nė pranverė (Mars) tė vitit 1922 dhe i cakton detyrėn e gjeologut tė Shtetit me zyrėn pėrkatėse nė Ministrinė e Punėve Botore dhe Bujqėsisė. Ftesa ishte bėrė nga Ministri i Financave Zef Curani, i cili ishte i pari qė hodhi idenė e krijimit tė Shėrbimit Gjeologjik Shqiptar tė drejtuar nga Dr. Ernst Nowack.
Me hapjen e Zyres Gjeologjike filluan punimet shkencore per zgjidhjen e problemeve kryesore qe shtronte Shteti Shqiptar per fushen e gjeologjise. Ne kete nderrmarje Ernst Novack do te kishte nje ndihme te madhe nga Ago Agaj, perkthyesi dhe miku i tij, si dhe nga dy berlineze Dr. H. Louis, gjeograf dhe Dr. F. Makgraf, botanist.
Detyra e pare qe shtrohej per zgjidhje ishte studimi gjeologo-shkencor dhe venia praktike ne eficence e vendburimeve te mineraleve te dobishme e ne rradhe te pare e pellgjeve nafte-gazmbajtese. Ndersa detyra e dyte ishte perpilimi dhe botimi i Hartes Gjeologjike te Shqiperise ne shkallle 1:200 000.
Per kete u nenshkrua nje kontrate mes ministrit te Puneve Botore dhe Bujqesise S. Vllamasi dhe Dr. Ernst Nowack gjeolog dhe docent privat prane shkolles se larte Montanistike, Leoben, Austri. Me nenshkrimin e kesaj kontrate dhe krijimin e zyres gjeologjike Nowack filloi punen konkrete ne terren, prej ku i dergon raporte cdo jave Ministrise mbi punen e kryer. Raporti i pare niset nga Vlora dhe mban daten 25 Mars 1922. Nga keto raporte mesohet se Nowack ka zbuluar dhe i ka rekomanduar Shtetit Shqiptar venien ne perdorim te nje sere shfaqjesh mineralesh, burime uji te pijshem, fushash nafte-gazmbajtese etj.
Duke pare potencialin e madh mineralmbajtes te vendit, ai i rekomandon qeverise shqiptare ndertimin e nje hekurudhe pergjate bregdetit qe do te kalonte nepemjet qyteteve kryesore si dhe zgjerimin e porteve duke afruar per kete edhe nje kompani angleze e cila merrte persiper te ndertonte falas hekurudhat dhe portet.
Harten e pare Gjeologjike te Shqiperise ne shkalle 1:200 000 Dr. Ernst Nowack e perfundoi se perpiluari dhe e botoi ne 1929 ne Insburk, dhe po kete vit botoi edhe tekstin shoqerues te saj gjermanisht ne Salzburg.
Ky tekst u perkthye per here te pare ne gjuhen shqipe nga Doc. Luan Peza ne vitin 1962 dhe pasi u botua si dispense ne degen e botimeve te Universitetit Shteteror te Tiranes u perdor sebashku me harten per nje periudhe te gjate si tekst i Gjeologjise se Shqiperise per studentet e Fakultetite te Gjeologjise Tirane.
Pervec kesaj vepre kapitale, Dr. Nowack ka botur edhe nje sere artikujsh shkencore mbi gjeologjine Shqiperise ne Tirane, Berlin, Wien, Shtutgart, Laipzig Hale, Madrid etj. Publikimi i fundit mbi kete teme daton 1931.
Dr. Nowack punoi me vone e dhe ne shume vende te tjera ne Europe, Azi Afrike derias vdiq nga nje epidemi malarie ndersa kryente nje ekspedite gjeologjike ne Afriken Lindore.
Veprimtaria shkencore qe ai kreu, ka nje rendesi mjaft te madhe per gjeologjine ne Shqiperi jo vetem nga ana historike, por akoma edhe sot ruan aktualitetin e saj duke bere qe gjeologet shqiptare ti referohen serisht.
Kujtim ONUZI, Sokol MARKU