Ligji mbi Sherbimin Gjeologjik Shqiptar
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKES SE SHQIPERISELIGJ
Nr.8366, date 2.7.1998
PER SHERBIMIN GJEOLOGJIK SHQIPTAR (SHGJSH)
Ne mbeshtetje te nenit 16 te ligjit nr.7491, date 29.4.1991 "Per dispozitat kryesore kushtetuese", me propozimin e keshillit te Ministrave,
KUVENDI POPULLOR I REPUBLIKES SE SHQIPERISE
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TE PERGJITHSHME
Neni 1
Qellimi I ligjit
Ky ligj ka per qellim te percaktoje detyrat, bazat, parimet e organizimit e te drejtimit te Sherbimit Gjeologjik Shqiptar (SHGJSH) me perjashtim te Sherbimit Gjeologjik te Naftes e Gazit.
Neni 2
Perkufizime
Ne kuptim te ketij ligji:
1. 'Shtet' - kuptohet Republika e Shqiperise.2. 'Qeveri' - kuptohet Keshilli I Ministrave I Republikes se Shqiperise.
3. 'Ministri' - kuptohet Ministria qe mbulon veprimtarine e Sherbimit Gjeologjik Shqiptar.
4. 'Minister' - kuptohet ministry i ministrise qe mbulon veprimtarine.
5. 'Person' - kuptohet nje person fizik a juridik.
6. 'Mineral' - kuptohet çdo substance ne gjendje te ngurte, te lenget e te gazte te ndodhet ne trajte natyrore mbi ose nen toke, ne ose nen uje dhe ne shkemb, formuar prej proceseve gjeologjike.
7. 'Mineral
i dobishem' - kuptohet percaktimi i dhene ne piken 6, duke shtuar se ploteson kushtet gjeologjike, minerare, teknologjike per perdorimin me efektshmeri ne dege te ndryshme te ekonomise.8. 'Rezerva ujore' - kuptohen te gjitha ujerat e brendshme siperfaqesore e nentokesore, se bashku me shtresat ujembajtese dhe reshjet atmosferike qe i mbushin ato.
9. 'Basen ujor' - ka kuptimin qe jepet ne ligjin "per rezervat ujore"
10. 'Kerkim' - kuptohet faza metodike e kryerjes se vrojtimeve, studimeve dhe punimeve gjeologjike komplekse, qe synon vleresimin cilesor dhe jep rekomandime per me tej.
11. 'Vleresim' - kuptohet percaktimi cilesor e sasior i mineralit ne perputhje me kerkesat tekniko-ekonomike te çdo stadi studimor.
.12. 'Agrogjeologji' - kuptohet studimi kompleks i tokes per perdorimin efektiv dhe mbrojtjen e saj.
13. 'Autoritet - kuptohet nje person me grade shkencore, titull shkencor ose veprimtari te gjere shkencore kerkimore-shkencore.
KREU II
OBJEKTI I SHERBIMIT GJEOLOGJIK SHQIPTARNeni 3
Sherbimi Gjeologjik Shqiptar eshte person juridik publik, buxhetro, organ keshillimor teknik i shtetit, qe me porosi te tij kryen veprimtari gjeologjike ne territorin e Republikes se Shqiperise.
Neni 4
Sherbimi Gjeologjik Shqiptar eshte ne varesi te ministrit dhe e ka seline e tij qendrore ne Tirane.
Neni 5
Shteti, i perfaqesuar nga ministria, eshte zoteruesi i vetem i kapitalit te Sherbimit Gjeologjik Shqiptar dhe ushtron te drejten e tij si pronar ne perputhje me legjislacionin ne fuqi.
Neni 6
Objekt i veprimatrise se sherbimit Gjeologjik Shqiptar eshte :
- Studimet gjeologjike sistematike baze te vendit nepermjet kartografimit kompleks te shkalleve te ndryshme.
- Studime gjeofizike e gjeokimike te çdo shkalle.
- Kerkimi dhe vleresimi I mineraleve metalore dhe jometalore, burimeve ujore nentokesore, ujrave te pijshem e industriale, ujrave minerale e termale.
- Studimet hidrogjeologjike per rivleresimin e baseneve ujore dhe percaktimin e masave per ruajtjen e rezervave ujore.
- Studimet gjeologjike per mjedin.
- Studimet gjeologo-inxhinierike.
- Studimet agrogjeologjike, studimet per erozionin.
- Rilevimet topografike te shkalleve te ndryshme dhe matjet gjeodezike
- Krijimi I bazes se te dhenave gjeologjike e te mineraleve te dobishme, venia ne dispozicion e ketyre te dhenave organeve te pushtetit qendror e local dhe subjekteve te tjera te interesuara, pergatitja, publikimi dhe komercializimi i informacionit gjeologjik.Neni 7
Sherbimi Gjeologjik I Shqiperise ka te drejte dhe detyre te grumbulloje ne Arkivin qendror te Gjeologjise te gjithe informacionin e dokumentacionin e perfituar deri tani dhe ate qe do te perfitohet ne te ardhmen ne fushen e gjeologjise baze, te gjeofizikes, gjeokimise, hidrogjeologjise, gjeologjise inxhinierike, topogjeodezise, kampionaturen, mostrat e dublikatet e tyre, te sistemoje, te ruaje, te perpunoje e te informatizoje dhe t'I perdore (per vete e te tretet) sipas rregullave qe percaktohen ne aktet nenligjore.
Ne arkivin qendror te gjeologjise arkivohet informacioni gjeologjik, te cilin zoteruesi I lejes minerare e dorezon ne Drejtorine e Pergjitheshme te Minierave, duke respektuar kerkesat e nenit 10 te ligjit minerar.
Ne kete arkiv arkivohet edhe dokumentacioni gjeologjik krahinor qe del nga studimet per naften dhe gazin.Neni 8
Sherbimi Gjeologjik Shqiptar kryen veprimtari edhe me te tretet. Per veprimtari jashte territorit te Republikes se Shqiperise merr miratim nga ministri.
KREU III
ORGANIZIMINeni 9
Sherbimi Gjeologjik Shqiptar drejtohet nga nje keshill drejtues i perbere nga 7 anetare, te cilet emerohen nga ministri per nje afat 4-vjeçar me te drejte perseritjeje nje here. Ata nuk mund te jene persona te punesuar ne Sherbimin Gjeologjik Shqiptar, me perjashtim te drejtorit te pergjithshem, si dhe nuk mund te jene persona qe kane lidhje te drejtperdrejte, ose interesa me kete sherbim.
Neni 10.
Keshilli drejtues i Sherbimit Gjeologjik Shqiptar perbehet nga:
1. Kryetari, i cili duhet te jete person me autoritet shkencor.
2. Drejtori i Pergjithshem i Sherbimit Gjeologjik shqipatr
3. Nje perfaqesues i Ministrise.
4. Nje perfaqesues i organit qeveritar te zhvillimit dhe bashkepunimit ekonomik.
5. Tri autoritete shkencore me pervoje pune ne fushen e gjeologjise.
6. Shperblimi i anetareve te keshillit drejtues percaktohet nga keshilli i ministrave.Neni 11
Kompetencat e keshillit drejtues
Keshilli drejtues ka keto kompetenca:
1. Merr vendime per zbatimin e politikave te zhvillimit te Sherbimit Gjeologjik Shqiptar, si dhe per drejtimet e pergjitheshme te veprimtarise se tij.
2. Kontrollon zbatimin e programit te zhvillimit te Sherbimit Gjeologjik Shqiptar.
3. Kontrollon bilancin vjetor te te ardhurave dhe shpenzimeve dhe ia paraqet per shqyrtim e miratim ministrit.
4. I paraqet ministrit per miratim programin e zhvillimit per vitin pasardhes.
5. Vendimet e keshillit drejtues merren me shumice te thjeshte votash. Ne rast rezultati te barabarte votash, vota e kryetarit eshte percaktuese.
Neni 12Ministri ka te drejte te therrase keshillin drejtues sa here qe ai e gjykon te nevojshme, te marre pjese ne mbledhje dhe ta drejtoje ate pa te drejte vote.
Neni 13
Drejtimi administrativ i Sherbimit Gjeologjik shqiptar behet nga drejtori dhe, ne mungese te tij nga zevendesdrejtori i pergjithshem.
Neni 14.
Drejtori dhe zevendesdrejtori i pergjithshem emerohen nga ministri per nje periudhe 4-vjeçare, me te drejte perseritjeje.
Keta duhet te jene persona me autoritet shkencor dhe me pervoje pune ne Sherbimin Gjeologjik Shqiptar.Neni 15
Kompetencat e drejtorit te pergjithshem
Drejtori i pergjithshem ka keto kompetenca:
- drejton dhe eshte pergjegjes per zbatimin e vendimeve te keshillit drejtues;
- vendos per te gjitha problemet, me perjashtim te atyre qe jane ne kompetence te keshillit drejtues;
- perfaqeson Sherbimin Gjeologjik Shqiptar ne marredheniet me te tretet.Neni 16
Rregullat e funksionimit te organeve drejtuese te Sherbimit Gjeologjik Shqiptar percaktohen me nje rregullore te veçante qe miratohet nga ministri.
Neni 17
Struktura organizative e Sherbimit Gjeologjik Shqiptar ndertohet ne perputhje me objektin e veprimtarise se ketij sherbimi, propozohet nga keshilli drejtues dhe miratohet nga ministri.
Pagat e punonjesve te Sherbimit Gjeologjik Shqiptar percaktohen me vendim te Keshillit te Ministrave.KREU IV
MENYRA DHE BURIMET E FINANCIMITNeni 18
Sherbimi Gjeologjik Shqiptar financohet nga buxheti i shtetit kundrejt programeve te zberthyera ne projekte qe paraqiten çdo vit ne Qeveri nepermjet ministrise. Me miratimin nga Qeveria te programit, merr rruge edhe financimi i projekteve. Ministria kontrollon realizimin e ketij financimi sipas projekteve.
Neni 19
Sherbimi Gjeologjik Shqiptar paraqet e merr miratim nga ministria dhe organi qeveritar per zhvillimin dhe bashkepunimin ekonomik per pjesemarrje ne projekte dypaleshe, ose shumepaleshe.
Neni 20
Te ardhurat qe Sherbimi Gjeologjik Shqipatr siguron nga veprimtaria me te tretet, me autorizim te ministrit i perdor per fuqizimin e Sherbimit Gjeologjik me makineri e mjete teknologjike, aparatura laboratorike e pajisje per mjediset e punes dhe kualifikimin e specializimin e personelit te ketij sherbimi.
Neni 21
Me hyrjen ne fuqi te ketij ligji, te drejtat dhe detyrimet e Shoqerise Anonime "Gjeoalba" (Sh.A. "Gjeoalba"), Sh.A. "Hidrogjeologji" dhe Sh.A. "Gjeologji-Gjeodezi", ne perputhje me legjislacionin ne fuqi, i kalojne Sherbimit Gjeologjik Shqiptar.
Neni 22
Ngarkohen Keshilli i Ministrave dhe ministria te nxjerrin aktet e nevojshme nenligjore ne zbatim te ketij ligji.
Neni 23
Ky ligj hyn ne fuqi 15 dite pas botimit ne Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin Nr.2154, date 15.07.1998 te Presidentit te Republikes se Shqiperise, Rexhep Meidani.