[back] [home]
Dinosaurët
Dinosaurët janë ndër kafshët më jetëgjata që kanë ekzistuar mbi tokë. Emërtimi vjen nga greqishtja që do të thotë "hardhuca të fuqishme", por në të vërtetë është vënë me qëllimin e "hardhucave të tmerrshme" për shkak të përmasava gjigande që ato kishin siç e tregojnë skeletet që janë gjendur në të gjitha kontinentet. Emri u vu nga Sir Richard Owen i cili i studioi për herë të parë në 1842.
Krijesat nga ne të quajtura dinosaurë janë shfaqur nga periudha e Trisasikut të vonë (rreth 225 milion vjet më parë) dhe jetuan deri në fund të epokës Kretake (rreth 65 milion vjet më parë) duke zotëruar kështu një periudhë të tërë kohore prej 160 milion vjetësh, që përfshin gati gjithë erën Mesozoike.
Skeletet e para të dinosaurve që u zbuluan i përkisnin Megalosaurit, Iguanodonit, dhe Hylaeosaurusit, e prej këtyre u nis Owen kur dha emërtimin e tij.
Ekzistenca e të tillë gjigandëve dhe zhdukja e tyre ka ngacmuar jo vetëm kureshtjen e shkencëtarëve por edhe të shkrimtarëve dhe rregjizorëve të cilët kanë shkruar libra e realizuar filma të ndryshëm fantastikë mbi këto gjallesa. Por duhet thënë se këto kanë qenë në shumicën e rasteve të pambështetura në të dhënat shkencore gjë që ka bërë që në to të përzihen të gjitha kafshët e mëdha që ndodhen mbi tokë duke i trajtuar të gjitha si dinosaurë, ose dukevendosur në skenarë njëkohësisht disa lloje dinosaurësh të cilët nuk kanë jetuar kurrë njëkohësisht me njëri-tjetrin.
Sipas pikpamjes së përgjithshme dinosaurët janë zhdukur tashmë, mirëpo duke u nisur nga karakteristikat e skeleteve të gjetura, tashmë paleontologët mendojnë se ata kanë lënë pasardhësit e tyrë siç janë zogjtë apo korkodilët. Biles disa shkencëtarë dinosaurët e zhdukur i klasifikojnë si "dinosaurët jofluturues", kurse zogjtë e sotëm si "dinosaurët fluturues". Ata theksojnë se gjithashtu derisa dinosaurët kanë lënë pasardhësit e tyre, pra zogjtë, ata nuk mund të konsiderohen të zhdukur.
Disa rindërtime të dinosaurve
TRILOBITET
janë kafshe detare, fosile, paleozoike, shumë të rëndësishme sidomos për ndarjen stratigrafike të Paleozoit të poshtëm.Trilobitet janë kafshe të ujërave të cekëta që ushqehen me mikroplakton. Madhësia e tyre varion nga disa mm deri në 75 cm, por zakonisht takohen në gjatësine 2-10cm. Pjesa kurizore ndahet ne tre pjesë: në pjesën boshtore dhe dy pjesët anësore (pleurat). Aparati i tretjes fillon me gojën, grykën, stomakun dhe vazhdon me zorrën e hollë që zgjatet deri në pjesën e poshtme të bishtit. Zhvillimi i tyre njihet nga gjetja e shumë mbeturinave fosile. Trilobitet kanë qenë kafshë me sekse të ndryshme dhe shtoheshin me vezë. Ndërtimi i skeletit. Trupi i kafshës mbështillet nga kafkulli (skeleti), që ndahet në barkore e hollë dhe shpinore shumë e trashë. Kafkulli në drejtimin gjatësor ndahet në tre pjesë: Mburoja e kokës që përbëhet nga disa segmente që janë pak a shumë të bashkuar me njëri-tjetrin dhe mund të kenë formë rrethi, elipsi ose trekëndëshi kurse në skajin e pasëm është e drejtë. Mburoja e trungut perbehet nga 2-44 segmente te bashkuara me lidhje të lëvizshme. Secili nga këto segmente përbëhet nga unaza aksile dhe dy pjesët anësore pleurat të ndara prej saj nga brazdat shpinore. Në anën e brendëshme të çdo segmenti të mburojës kemi një çift gjymtyrësh. Mburoja e bishtit përbëhet nga 1-30 segmente të lidhur me njëri-tjetrin duke formuar një pllakë të vetme.
Mbeturinat e para të trilobiteve që i perkasin nënklasës Miomera takohen në pjesën e poshtme të Kembrianit të poshtem. Përfaqësuesit e kësaj nënklase kanë qenë grup i vogël dhe patën zhvillim të kufizuar nga Kembriani i hershëm deri në Ordovikian. Nënklasa Polymera ka patur zhvillim më të madh në sasi dhe në kohë. Këto trilobite takohen që në Kembrian të poshtëm por zhvillim më të madh kanë patur në fund të Kembrianit dhe në Ordovikian.
Rendet e kësaj nënklase. Rendi Redlichiida u shfaq në fillim te Kembrianit me nje sasi të madhe formash dhe zhduket në fillim te Kembrianit të sipërm. Rendi Ptychoparida doli në fillim të kembrianit arriti max në fund të tij dhe jetoi deri në Permian. Rendi Phacopida shfaqet në fillim të Ordovikianit dhe zhduket në fund të Devonianit.
Trilobite
AMONOIDEAT
Janë kafshë fosile shumë të përhapura në Paleozoin e sipërm dhe Mesozoin dhe zhduken në fund të Kretakut. Fakti që kanë patur një përhapje të madhe gjeografike, kanë dhënë një numër të madh speciesh, gjë që bën të mundur deshifrimin e Paleozoit të sipërm dhe Mesozoit. Ndërtimi i këtyre specive përbëhet nga guacka, që është e ndarë në dhoma; guacka embrionale, që është e vogel; dhe vija septale që është mjaft e ndërlikuar dhe njohja e saj të jep mundësinë e përcaktimit të fosileve deri në specie dhe moshën e depozitimeve. Tek amonoideat vërejmë se :
|
Guacka është kryesisht spiralike. | |
|
Sifoni i holle është vertikal-periferik, kurse ato të Mesozoit e kanë qendror e më vonë kthehet në vertikal-periferik. | |
|
Guacka embrionale është karbonatike dhe ruhet në gjendje të fosilizuar. | |
|
Vija septale arin ndërlikime të shumta gjë që i jep guackës fortësi. | |
|
Elementi kryesor që ruhet është guacka e cila ka evoluar nga ato të drejta deri në ato spirale të sheshta me simetri bilaterale. Në fund te jetës të tyre ato shpërdridhen deri në të drejta. |
Amonidet sidomos ato të Mesozoit kanë guacka me skulpture shumë të zhvilluar dhe përbëhen nga brinjë, brazda, gunga etj. mund të jenë tërthore dhe gjatësore dhe në disa raste kombinohen të dyja duke marrë formën e rrjetës. Pjesa e amonideve të Paleozoit kanë sipërfaqe të lëmuar të mbuluar vetëm nga vijat e rrjetës të cilat mund të jenë të drejta ose pak të përkulura. Guacka e amonideve ndahet nga septat në dhomëza të vogla gazmbajtëse e cila fillon pasi mbaron ndërtimi i guackës embrionale. Në fund të guackës ndodhet dhoma e banimit e cila rrallë ruhet në gjendje të fosilizuar. Vija e kontaktit të këtyre dhomave(septare) me siperfaqen e brendëshme është vija e anoideve. Vija septale e anoideve ndahet në disa tipe:
|
Tipi agoniatitik, ka formë pak sa të përkulur dhe dallohet nga disa damarë dhe ulluke që i përket amonideve të Devonianit. | |
|
Tipi goniatitik, ka formë (samarë dhe ulluqe) i përket Devonian-Triasik dhe për disa forma Kretake. | |
|
Tipi ceratitik(samarë të pandarë dhe ulluqe të diferencuar) kanë jetuar në Karbonifer-Kretak por në mënyrë të veçantë është për amonitet e Triasikut. | |
|
Tipi amonitik, samarët dhe ulluqet i ka të dhëmbëzuar dhe është karakteristikë e Mesozoit sidomos Jurasik-Kretakut dhe një pakicë e tyre kanë jetuar në periudhën Permiane. |
Gjatë zhvillimit historik ndryshon karakteri i septës dhe vijës septale.
|
Në Devonian vija septale ka qenë e drejtë me ulluk ventral të shfaqur dobët, | |
|
amonidet e Paleozoit dhe një pjesë e atyre | |
|
Në Triasik vija septale e kanë patur të ndërtuar nga një samar i gjërë i jashtëm, ulluku umbonal ose kërthisor dhe samari i brençëm i gjërë. | |
|
Në Mesozoik vija septale ka patur samar të ngushtë ventral; ulluku kërthizor, samarin anësor, ullukun e dytë kërthizor, samarin e brendshëm anësor. |
Karakteristikë për amonoideat me guackë të hollë dhe të lehtë ishte që notonin shpejt dhe në distanca të mëdha. Këto ishin kafshë mishngënëse dhe si ushqim për ta shërbenin organizmat bentonike.
Amonidet e parë shfaqen në fillim të Devonianit, gjatë kësaj periudhe sasia e tyre shtohet mjaft dhe në epokën e mëvonëshme ndahet në dy rende; Clymeniida dhe Goniatitida. Në fillim të Triasikut shfaqen amonidet e para me vijë septale të cilët përbëjne shumicën e amonideve në detrat e kësaj periudhe. Në Jurasik dhe Kretak amonidet shtohen edhe më shumë, të cilat përfaqsohen nga rendet Phylloceratida, Lytoceratida dhe sidomos Amonitida.
