[Back] [Home]

 

Programi zhvillimor pėr vitin 2007

Fusha I - Ujėrat nėntokėsore

“Vlerėsimi, menaxhimi dhe monitorimi i ujrave nėntokėsore nė basenet kryesore ujėmbajtės me pėrparėsi zonat turistike, urbane etj.

Punime e shėrbime hidrogjeologjike pėr vlerėsimin e rezervave tė ujrave nėntokėsorė dhe shfrytėzimin e tyre nė basenet kryesorė tė vendit, monitorimi sistematik i tė gjithė treguesve hidrogjeologjikė.

Nė kuadėr tė objektivit tė qeverisė pėr furnizimin me ujė, do tė paraqiten projekte teknike, qė ofrojnė mundėsi tė reja pėr sigurimin e resurseve ujore pėr zonėn bregdetare, urbane etj.

Fusha II – Resurset minerale

“Rivlerėsimi i resurseve minerale dhe vėnia e tyre nė efiēencė”

Projekti synon rivlerėsimin e vendburimeve kryesore tė kromit dhe bakrit duke dhėnė rekomandime konkrete qė rritin vlerėn e tyre dhe nxitin inverstimet private. Pėr nevojat e ndėrtimit tė infrastructures nevojiten lėndė tė para, shfrytėzimi i tė cilave nuk dėmton mjedisin. Pėr kėtė qėllim do tė kryhen punime vlerėsuese dhe shėrbime pėr gjetjen e alternativave tė reja pėr pėrdorimin e agregateve shkėmbore, si dhe do tė kryhet vlerėsimi i lėndėve tė para industriale dhe lėndėve tė ndėrtimit, qė kanė interest tė madh praktik. Krahas kėsaj parashikohen punime pėr vlerėsimin e metaleve tė ēmuara (platini etj.)

Fusha III – Administrimi i territorit dhe burimeve natyrore

“Punime komplekse hartografuese nė shėrbim tė mirėadministrimit tė territorit dhe burimeve natyrore nė shkallė vendi dhe lokale”

Nė kushtet e njė zhvillimi tė vrullshėm urban nevojitet aplikimi i punimeve hartografuese nė shkallė tė ndryshme pėr administrimin e territorit, mjedisit etj., tė cilat janė tė nevojshme pėr planifikimin urban etj., apo pėr zhvillimin ekonomik tė qėndrueshėm. Kėto punime nė shkallė 1:25 000 janė kryer pėr njė pjesė tė madhe tė territorit tė vendit tonė. Parashikohet tė shtrihen edhe nė qarkun e Korēės, Fierit, Beratit, si dhe pėr tė plotėsuar disa pjesė tė qarqeve tė ndryshme tė vendit tonė. Paralelisht parashikohet tė kryhet vėzhgimi sistematik i fushės gjeomagnetike tė Shqipėrisė dhe rivlerėsimi i dukurive anomale etj.

Fusha IV – Gjeomjedisi dhe monitorimi i tij

“Punime komplekse dhe monitorimi i gjeomjedisit”

Projekti synon zhvillimin integral, si dhe mbrojtjen aktive tė mjedisit. Parashikohet tė kryhen studime pėr gjeodinamikėn, deltat e lumenjve, akumulimin dhe erozionin, qėndrueshmėrinė e trojeve, ndotjet etj. Synohet tė bėhet vlerėsimi i impakteve ambientale tė shfrytėzimit tė zhavoreve tė shtretėrve tė lumenjve, erozioni i brigjeve, dinamika sedimentformuese e rrjetit lumor tė Shqipėrisė. Gjithashtu do tė vazhdojė tė kryhet monitorimi i emanacioneve tė radonit nė tokė, ujė ajėr, nė zonat me rrezikshmėri tė lartė, do tė kryhet studimi gjeokimik i zonės urbane e periferike tė Tiranės, do tė pėrpilohet harta gjeologo-ambientale nė shkallė 1:50 000 nga Shkumbini nė Vlorė, do tė realizohen studime komplekse gjeomjedisore pėr liqenet karstike akullnajore, pėr tė rritur potencialin e tyre turistik, do tė pėrcaktohen sheshet mė tė pėrshtatshme nga ana gjeologjike pėr stokimin e mbetjeve urbane nė qytetet Prrenjas, Koplik, do tė pėrgatitet dokumentacioni nė mbrojtje tė gjeomonumenteve me rėndėsi kombėtare, do tė kryhen studime pėr vlerėsimin e ndotjeve nė Kukės, Burrel etj., zonimi gjenetik hapėsirės bregdetare shqiptare mbi bazėn e ekosistemeve natyrore, monitorimi i dinamikės sė vijės bregore nė shkallėn 1:50 000

Fusha V – Rreziqet gjeologjike dhe infrastruktura publike

“Vlerėsimi dhe monitorimi i rreziqeve gjeologjike, punime gjeologo-inxhinierike pėr vlerėsimin e qėndrueshmėrisė dhe zgjerimi i infrastrukturės publike”

Reziqet gjeologjike kanė pasoja serioze pėr zonat turistike urbane dhe rurale, si dhe kėrcėnojnė qėndrueshmėrinė e infrastrukturės. Parashikohet tė kryhen punime pėr vlerėsimin e rreziqeve gjeologjike (shembje shpatesh, erozion, zona qė pėrmbyten, degradimi i tokės, lagunave, dėmtimi i akseve rrugore etj.) Njėkohėsisht parashikohen tė kryhen punime gjeologo-inxhinierike tė qyteteve turistike, harta 1:50 000 tė rrezikut gjeologjik tė zonave urbane e rurale qė kanė karakteristike zhvillimin e fenomeneve gjeodinamike, ku do tė evidentohen e klasifikohen sipas rrezikshmėrisė dhe intensitetit tė tyre zonat e rrezikshme, duke propozuar masa pėr zbutjen e efekteve negative.

Punimet e rajonizimit gjeologo-inxhinierik do tė zhvillohen nė Sarandė, Gjirokastėr, Berat, Divjakė, Peshkopi, Laē, Milot etj. Studime tė posaēme hartografuese pėr vlerėsimin e rrezikut gjeologjik do tė bėhen pėr shpatet e liqenit tė H/C Koman (Pukė e Trpojė), pėr vlerėsimin e stabilitetit tė truallit, pėr shtyllat e tensionit tė lartė nė disa zona tė vendit tonė, ku ka mjaft probleme shqetėsuese, do tė kryhet monitorimi i digave tė larta mbi 30m, si dhe studime metodike pėr tė gjitha llojet e punimeve gjeologo inxhinierike etj.

Fusha VI – Gjeoinformacioni

“Zhvillimi i mėtejshėm i sistemit tė informacionit, banka e tė dhėnave, transmetimi i informacionit drejt organeve vendim marrėse dhe shoqėrisė”

Nė vazhdim tė punimeve tė kryera mė parė pėr pėrgatitjen e bazės dixhitale hartografike pėr zonat turistike e urbane, pėr pėrpunimin e informacionit pėr gjeologjinė, lėndėt e para, gjeologjinė inxhinierike, ujin etj., synohet pėrpunimi i mėtejshėm dhe informatizimi standart i tė dhėnave bazė. Kjo shpejton shfrytėzimin e rezultateve, si dhe mundėson transmetimin e shpejtė tė informacionit drejt organeve vendim-marrėse. Tė gjithė projektet qė realizon SHGJSH, mbėshteten dhe janė tė bashkėrenditura nė kėtė projekt. Po ashtu, parashikohet tė kryhen botime dhe publikime tė ndryshme, qė pasqyrojnė veprimtarinė e Shėrbimit Gjeologjik. Pėrr ritjen e nivelit profesional e shkencor tė specialistėve qė kryejnė projektet, nevoja tė ndryshme tė punės aplikative, pėrmirėsimit e nivelit shkencor tė saj etj., parashikohet pjesmarrja e specialistėve nė SHPU, nė kualifikime tė ndryshme, workshope dhe veprimtari tė tjera. Gjithashtu parashikohet pjesmarrja nė panaire, ekspozita, takime ndėrkombėtare ku paraqiten dhe ballafaqohen rezultatet e punės.

Fusha VII- Studime dhe projektime pėr nevojat emergjente sipas kėrkesave tė pushtetit lokal

Pushteti qėndror e lokal ka kėrkesa tė shumta nga komuniteti pėr studime tė karakterit emergjent (furnizim me ujė, rrėshqitje tė truallit, shembje, pėrmbytje etj.). SHGJSH, pėrgatit studime, projekte duke zgjidhur problematikėn korente dhe prespektive. Kėrkesat e kėsaj natyre janė tė shumta dhe nė rritje nga viti nė vit.