Shërbimi Gjeologjik Shqiptar në bashkëpunim me Qendrën Rajonale të Inovacionit për Lëndët e Para Minerale, organizoi trajnim një javor me temë: “Teknikat inovative dhe përdorimi i dronëve LIDAR në kuadër të avancimit të teknologjisë dhe fotogrametrisë.”
Ky trajnim solli në fokus: Metodat moderne të fotogrametrisë dhe krijimin e ortoimazherive.
Përdorimin e teknologjisë LIDAR për matje terreni dhe ndërtimin e modeleve 3D të relievit me saktësi të lartë.
Përpunimin e të dhënave përmes software-ve të specializuara për rezultate të avancuara.Gjatë trajnimit u monitorua fenomeni i rrëshqitjes në zonën e Bilnishtit me dron LIDAR dhe Mavjic 4.