UNECE- JAVA E MENAXHIMIT TË BURIMEVE

Shërbimi Gjeologjik Shqiptar (SHGJSH) mori pjesë në Javën e Menaxhimit të Burimeve Minerale të United Nations Economic Commission for Europe UNECE, e zhvilluar nga 27 prill deri më 1 maj në Gjenevë, Zvicër.

Në këtë aktivitet ndërkombëtar, SHGJSH u përfaqësua nga Drejtori i Përgjithshëm, z. Adrian Bylyku, në një forum të nivelit të lartë që mblodhi politikëbërës, ekspertë ndërkombëtarë, akademikë dhe përfaqësues të industrisë, me fokus në menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve minerale dhe mbështetjen e tranzicionit energjetik.





💡Gjatë punimeve u trajtuan çështje kyçe si forcimi i zbatimit të UNFC dhe UNRMS, si dhe strategjitë për mineralet kritike dhe zhvillimi i zgjidhjeve inovative për menaxhimin e burimeve.
Diskutimet theksuan rëndësinë e transparencës, standardizimit dhe integrimit të qëndrueshmërisë në politikat e menaxhimit të burimeve natyrore.





Pjesëmarrja e SHGJSH në këtë aktivitet përbën një hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, rritjen e kapaciteteve institucionale dhe përafrimin me standardet më të avancuara ndërkombëtare në fushën e gjeoshkencave dhe menaxhimit të burimeve minerale.