POZICIONI I HAPUR:

Tiranë, Janar 2025

Ekspert/e në menaxhimin e projektit RISPECT

Ekspert/e i jashtëm në menaxhimin e projektit RISPECT

Koordinimi i aktiviteteve: Sigurimi që të gjitha aktivitetet zhvillohen sipas planit të projektit dhe standardeve të kërkuara nga EIT Raw Material.
Menaxhimi i buxhetit: Monitorimi i shpenzimeve, përgatitja e raporteve financiare dhe respektimi i rregullave të financimit sipas rregullave te Marrëveshjes së kryesore (Grand Agreement) dhe Marrëveshjes së Projektit Rispect.
Mbikëqyrja e progresit: Përgatitja e raporteve periodike mbi ecurinë e projektit dhe identifikimi i rreziqeve. Komunikimi me koordinatorët e projektit për shmangien e riskut
Komunikimi me partnerët: Bashkëpunimi me institucionet, konsorciumin dhe palët e interesuara për të siguruar transparencë dhe koordinim për të gjitha Paketat e Punës ku përfshihet SHGJSH
Sigurimi i përputhshmërisë ligjore: Zbatimi i rregullave të financimit (p.sh. Rregullat EU, ligjet kombëtare) dhe dokumentimi i procedurave.
Raportimi në platformën dixhitale: Të raportojë shpenzimet financiare sipas zërave dhe Paketave të Punës në (WP) platformën BlueBook të EIT

Kualifikimet e kërkuara:

  • - Diplomë Universitare në Ekonimi ose shkencat ekonomike;
  • - Përdorim profesional i programeve bazë të Microsoft Office dhe Internet Explorer
  • - Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze.
  • - Jo më pak se 5 vjet eksperiencë në fushën financare dhe atë manaxheriale
  • - Ekpserience me komapni të huaja përben prioritet


Dokumentacioni i kërkuar për aplikim:
  • - Kërkesë me shkrim për aplikim.
  • - Fotokopje të Dokumentit Identifikues.
  • - Jetëshkrim (CV);
  • - Fotokopje (ose vërtetim ) e diplomës dhe listës së notave
  • - Fotokopje të Librezës së punës.;
  • - Vërtetim penaliteti.
  • - Certifikata të trajnimeve.
  • - Letra reference përbën prioritet.

Afati për aplikim:
Aplikimet pranohen deri më 06/02/2026, në adresën Shërbimi Gjeologjik Shqiptar, Rruga Zef Serembe Tiranë.
Subjekti i postes: Aplikim për pozicionin Expert me kontrate shërbimi ose me email në adresën elektronike info.gsa@gsa.gov.al

Fituesit do të njoftohen nëpërmjet e-mailit ose telefonit.