Zbatimi i UNFC dhe UNRMS në praktikë: Drejt menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve në Shqipëri
Më 2–3 shtator 2026 u zhvillua workshop-i “UNFC and UNRMS in Practice: Sustainable Resource Management for Albania”, organizuar nga Shërbimi Gjeologjik Shqiptar (SHGJSH), në bashkëpunim me United Nations Economic Commission for Europe (UNECE) dhe EIT RawMaterials – Albanian Regional Innovation Center.
Workshop-i u hap nga Drejtori i Përgjithshëm i SHGJSH-së, z. Adrian Bylyku, dhe u zhvillua me kontributin e ekspertëve të UNECE-së dhe EIT RawMaterials, si dhe me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN) dhe Universitetit “Aleksandër Xhuvani”.
Gjatë aktivitetit u trajtua zbatimi praktik i UNFC, me fokus në klasifikimin e projekteve sipas akseve E, F dhe G, si dhe lidhja e tij me EU Critical Raw Materials Act (CRMA) dhe UNRMS. Përmes ushtrimeve praktike dhe punës në grupe, pjesëmarrësit analizuan raste konkrete dhe diskutuan mundësitë për aplikimin e këtyre sistemeve në Shqipëri.
Workshop-i u përmbyll me diskutimin e hapave të mëtejshëm për zbatimin e UNFC dhe UNRMS në Shqipëri, si dhe me një vizitë teknike në Uzinën e Ferro-Kromit të AlbChrome në Bradashesh.