Shërbimi Gjeologjik Shqiptar në Asamblenë e 60-të të EuroGeoSurveys

Mars 2026

Shërbimi Gjeologjik Shqiptar mori pjesë aktive në këtë vendimmarrje të rëndësishme, i përfaqësuar nga Z. Adrian Bylyku, Drejtori i Përgjithshëm. SHGJSH mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të 60-të të EuroGeoSurveys (EGS) dhe Workshop-in e Drejtorëve, të zhvilluara Bruksel,Belgjikë, më 10–11 Mars 2026. Aktiviteti u drejtua nga Presidentja e EGS, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të të gjitha Shërbimeve Gjeologjike kombëtare të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Në mbledhjen e përgjithshme të drejtorëve të EuroGeoSurveys (EGS), u miratua krijimi i Geological Service for Europe (GSE) si njësi shërbimi e EGS, duke u mbështetur në projektin GSEU.






Në mbledhjen e përgjithshme të drejtorëve të EuroGeoSurveys (EGS), u miratua krijimi i Geological Service for Europe (GSE) si njësi shërbimi e EGS, duke u mbështetur në projektin GSEU.
Ky zhvillim synon të ofrojë shërbime gjeologjike për të rritur vlerën, konkurrueshmërinë dhe qëndrueshmërinë e Evropës në fushat e lëndëve të para kritike, energjisë dhe të dhënave gjeologjike esenciale.