Takimi në kuadër të projektit EMODnet Geology.

27–30 tetor 2026, Bukuresht, Rumani

SShërbimi Gjeologjik Shqiptar (SHGJSH) mori pjesë në takimin e partnerëve të projektit EMODnet Gjeologji – Faza VI, i organizuar nga instituti pritës GeoEcoMar (Rumani) në ambientet e Muzeut Kombëtar të Gjeologjisë në Bukuresht. Institucioni ynë u përfaqësua nga Drejtoria e Gjeologjisë Detare, që drejton këtë projekt për SHGJSH.
Çfarë u diskutua?
Dita 1 – Menaxhimi i projektit, specifikimet e të dhënave, gjeologjia e shtratit të detit, peizazhet e përmbytura dhe menaxhimi i të dhënave (WP1, WP2, WP4, WP8, WP9).
Në vijim, grupe pune për harmonizimin e të dhënave gjeomorfologjike dhe litotektonike, prototipin e produktit CPT dhe bazën e të dhënave SPLASHCOS (të dhëna arkeologjike dhe datime C-14).

,

Dita 2 – Substrati detar dhe hartat në shkallë 1:1 000 000, 1:250 000 dhe 1:100 000 (WP3), sjellja e bregdetit (WP5), ngjarjet gjeologjike – tërmete, vullkane, tsunami, rrëshqitje nënujore (WP6) dhe mineralet detare, përfshirë ato kritike e strategjike (WP7).
Më pas: prezantime mbi evolucionin kuaternar të deteve evropiane dhe projektet LIFE IP Biodiversea e HIDDEN, si dhe diskutime mbi produktet e reja (karboni organik në sedimente, të dhënat C-14), licencat dhe citimin e të dhënave.
Dita 3 – Shpërndarja e informacionit, bashkëpunimi me partnerët e jashtëm dhe qëndrueshmëria e projektit (WP10–WP12). U vlerësua progresi dhe u përcaktuan detyrat për 6 muajt e ardhshëm – përfshirë të dhënat e zonës detare shqiptare që SHGJSH do të dorëzojë në këtë fazë.
Dita 4 – Ekskursion gjeologjik në Gjeoparkun UNESCO “Buzău Land”: vullkanet e baltës në Berca, Mali i Kripës në Mânzălești dhe Pllaja e Meledic.



Rëndësia për Shqipërinë?
Koordinim i drejtpërdrejtë me koordinatorin e projektit (GTK – Shërbimi Gjeologjik i Finlandës) dhe drejtuesit e paketave të punës
Të dhënat e zonës detare shqiptare bëhen pjesë e hartës së përbashkët gjeologjike të deteve evropiane
Forcim i rolit të SHGJSH si partner i rrjetit evropian të të dhënave detare