EMODnet-“Rrjeti Evropian i të Dhënave dhe Observimeve Detare”

Islandë, 2-6 Qershor 2025

Në kuadër të projektit Emodnet:“Rrjeti Evropian i të dhënave dhe observimeve detare”, u realizua takimi i radhës në Reykjavik, Islandë. Takimi u organizua nga Shërbimi Gjeologjik Islandez, dhe menaxhohet nga zj. Anu Kaskela (GTK) drejtuese e Lotit Emodnet – Gjeologji.
Delegacioni Shqiptar u përfaqësua nga anëtaret e Emodnet - Albania, Z. Adrian Bylyku, Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Gjeologjik Shqiptar dhe drejtuesit e këtij projekti.
Projekti Emodnet-Gjeologji jep informacione gjeologjike detare për të gjithë detet evropiane, me një në shkallë të gjerë aplikimi.
Projekti koordinohet nga Shërbimi Gjeologjik i Finlandës (GTK) dhe marrin pjesë të gjithë Shërbimet Gjeologjike të Evropës.


Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte zhvillimi i sesioneve për detyrat e paketave të punës WP1, WP2, WP3, WP4, WP5, WP6, WP7, WP8, WP9 WP10, WP11, WP12 dhe pjesëmarrje në grupet për kontrollin dhe harmonizimin e të dhënave për të gjitha paketat si dhe diskutime për nën/paketat që i përkasin detit të Karaibeve dhe detit Kaspik.


Çështjet kryesore që u diskutuan në takim ndër të tjera ishin Gjeologjia e detit, Peizazhet e përmbytura, Menaxhimi i projektit, Substrati detar, Sjellja e bregdetit, Ngjarjet gjeologjike, Mineralet dhe agregatet detare.
EMODnet mbetet një nga projektet më të rëndësishme për bashkëpunimin me Shërbimin Gjeologjik Shqiptar sepse mundëson krijimin e një databaze të plotë të dhënave të bregdetit Shqiptar dhe Evropian.