Shërbimi Gjeologjik Shqiptar mori pjesë në konferencën ndërkombëtare “21st Wegener Assembly me titull “ Seismo-geodesy for a deforming earth”.
Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Gjeologjik Shqiptar (SHGJSH) ishte i ftuar të mbante fjalën përshëndetëse në hapjen e konferencës ndërkombëtare “21st Wegener Assembly”, që zhvillohet në Tiranë, në datat 13–15 tetor 2026.
Gjatë fjalës së tij z.Adrian Bylyku theksoi angazhimin e SHGJSH-së dhe bashkëpunimin me projekte të Komisionit Europian si alternativa më e mirë për të rritur rolin e gjeologjisë dhe forcimin e saj duke u përafruar me standartet Evropiane.
U nënvizua bashkëpunimi me Institutin e Gjeoshkencave (IGJEO ) dhe institucione të tjera nga ana e SHGJSH-së.
Konferenca sjell së bashku ekspertë dhe studiues të fushës së gjeoshkencave për të ndarë përvoja, ide dhe zhvillime të reja shkencore.