Shërbimi Gjeologjik Shqiptar në Asamblenë e 59-të të EuroGeoSurveys

Shërbimi Gjeologjik Shqiptar mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të 59-të të EuroGeoSurveys (EGS) dhe Workshop-in e Drejtorëve, të zhvilluara në Santorini, Greqi, më 14–16 tetor 2025. Aktiviteti u organizua nga Shërbimi Gjeologjik Grek dhe u drejtua nga Presidentja e EGS, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të të gjitha Shërbimeve Gjeologjike kombëtare të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.





Drejtori i Përgjithshëm i SHGJSH, z. Adrian Bylyku, mbajti një prezantim mbi prioritetet sfidat në fushën e gjeoshkencave dhe bashkëpunimin me rrjetin evropian, duke theksuar rëndësinë e integrimit të Shqipërisë në projektet ndërkombëtare për burimet natyrore dhe zhvillimin e infrastrukturës së të dhënave gjeologjike.





Mbledhja u fokusua në ndërtimin e një sistemi të unifikuar informacioni gjeoshkencor për vendimmarrje strategjike në nivel evropian, përgatitjet për krijimin e Shërbimit Gjeologjik të Evropës (GSE) dhe harmonizimin e prioriteteve me politikat e Bashkimit Evropian për burimet kritike dhe zhvillimin e qëndrueshëm.
Pjesëmarrja e SHGJSH-së nënvizon rolin aktiv të Shqipërisë në rrjetin shkencor evropian, duke garantuar qasje në burime dhe njohuri të standardizuara, zhvillim të qëndrueshëm institucional dhe forcim të ekspertizës kombëtare në fushën e gjeoshkencave.