Bashkëpunimi me CNR-IRBIM Ancona, për projektin e ri PER27

7 Tetor 2026


Më 6 tetor 2026,në ambientet e Shërbimit Gjeologjik Shqiptar (SHGJSH) u zhvillua takimi me Z. Dr. Rocco De Marco dhe Dr. Federico Spagnoli nga Instituti për Burimet Biologjike dhe Bioteknologjitë Detare i Këshillit Kombëtar të Kërkimeve të Italisë (CNR-IRBIM, Ankona).
Në takim morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i SHGJSH-së, Z. Adrian Bylyku, si dhe specialistët e Drejtorisë së Gjeologjisë Detare.
Gjatë këtij takimi të parë, midis palëve u dakordësua nisja e një bashkëpunimin në kuadër të projektit të ri PER27.






PER27 është një bashkëpunim midis SHGJSH dhe CNR-IRBIM,i planifikuar për vitin 2027 me anijen kërkimore Gaia Blu të CNR-së në Kanalin e Otrantos.
Stafi prej 3 specialistësh të SHGJSH do të jenë në ekuipazh së bashku me ekipin e ekspertëve Italian ku do të marrin eksperiencën e studimeve dhe gjithë procesit të punimeve shkencore që do të zhvillohet në anijen Gaia Blu.



Ky projekt është shumë i rëndësishëm për studimin e substratit detar me anë të profilimeve sizmike me Instrumentat Sub buttom Chirp Profiler, batimetri me anë të Multi beam Echo Sounder, studimi i biodiversitetit detar me ROV, kampionmarrje sedimentesh dhe analizimi i gjithë komponentëve gjeokimik.