PROGRAMI KOMBËTAR I PRAKTIKAVE TË PUNËS - 2025

Programi është një mundësi për të rinjtë profesionistë nga mosha 21 deri 29 vjeç, të cilët kanë përfunduar minimalisht ciklin e parë të studimeve “Bachelor”. Qëllimi i vërtetë është eksperienca e punës!

Zhvillimi i praktikës së punës njihet si përvojë pune, gjatë rekrutimit në institucionet e administratës publike dhe të tjerë. Praktikantët do të përfitojnë trajtim ushqimor në formën e kompensimit financiar dhe do të ndjekin një program të posaçëm trajnimi nga ASPA. Faza e parë e programit : praktika do të zgjasë tre muaj e do të zhvillohet përgjatë periudhës shtator - dhjetor 2025.





Aplikimi kryhet vetëm online, përmes platformës zyrtare: https://praktika.riniafemijet.gov.al.

Afati i aplikimeve: 27 qershor deri më 10 gusht 2025

Dokumentet e nevojshëm për aplikim: CV, Letër motivimi

Fillimi i praktikës: Shtator 2025

Për informacione të tjera lutemi të vizitoni linkun: http://praktika.riniafemijet.gov.al/