100 Vjet Shërbimi Gjeologjik Shqiptar

Në datën 21 tetor 2022, në ambientet e Tirana International Hotel, u mbajt konferenca e 100-vjetorit të Shërbimit Gjeologjik Shqiptar, me një sërë kumtesash nga specialistë të fushës së gjeoshkencave.
Kjo ditë shënon njëkohësisht mbylljen e një kapitulli një shekullor dhe një fillim i ri për këtë institucion, i cili ka treguar dhe do të vazhdojë të tregojë rëndësinë e punës së tij për ekonominë e shtetit shqiptar si dhe zhvillimin më tej të gjeoshkencave.
Një punë e palodhur, përgatitje të shumta si edhe një prezantim dinjitoz shfaqën kuriozitetin e gjithë të ftuarve. Ishte një kënaqësi e madhe të shikoje të mbledhur sëbashku në një sallë pothuajse të gjithë intelektualët të cilët me kontributin e tyre në fushën e gjeoshkencave, që mund të quhen baballarë të gjeologjisë shqiptare.
Një falënderim i madh shkon për të gjithë ata që dhanë kontributin e tyre në gjeologji, që sot ne mund të kremtojmë këtë jubile.
Shpresojmë që e ardhmja të jete e ndritur, që të jemi trashëgimtarë të denjë të paraardhësve tanë të gjeologjisë.
Urojmë që gjeologjia edhe pas këtij fillimi të ri, të punojë edhe festohet për shumë shekuj të tjerë.