Projektet e Shërbimit Gjeologjik Shqiptar gjatë vitit 2023 të ndara sipas fushave zhvillimore

Fusha I: Gjeologjia Bazë - "Studime komplekse për mirë-administrimin e territorit në shkallë vendi - Gjeologjia - Gjeoresurset – Gjeorreziqet dhe Mjedisi"

Kodi Titulli i Projektit Afati Drejtues të grupit studimor
I – 1 “Marrëdhëniet e serpentiniteve me shkëmbinjtë rrethues, në lindje dhe perëndim të zonës tektonike Mirdita”. 2022-2026 P. Picaku
R. Çako
I – 2 “Saktësime dhe plotësime të hartave shumëqëllimore të Shqipërisë (komponenti Gjeologji) sipas planshetave në shkallë 1:25 000”. 2023 Z. Karanxha
I – 3 “Monitorimi gjeologjik dhe ndërtimi i bazës së të dhënave gjeologjike të punimeve në veprat inxhinierike, punimeve minerare të kërkim – shfrytëzimit” . 2023 V. Sylari
I – 4 “Ndikimi i fenomeneve gjeologjike në mjedis ne Qarkun Korçë, shkalla 1:25 000”. 2023 -2026 M. Ceroni
I. Gjonaj




Fusha II: Vendburime Minerale - Rivlerësimi i perspektivës së pasurive minerale dhe energjitike të vendit, vënia e tyre në efiçencë për ekonominë

Kodi Titulli i Projektit Afati Drejtues të grupit studimor
II – 1 “Vlerësimi i mineraleve të çmuar dhe mineraleve të tokave të rralla në Republikën e Shqipërisë”. 2021 – 2023 D. Gega
II – 2 “Detyrat e SHGJSH-së në dhënien e lejeve minerare të kërkim-zbulimit dhe mbikqyrjen e aktivitetit minerar përkatës, në zbatim të ligjit Nr. 10304 datë 15.07.2010 “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”. 2023 B. Koçi
II – 3 “Vlerësimi i perspektivës bakër-mbajtëse dhe elementëve shoqërues të tij, në brezin vullkanogjeno – sedimentar të sektorit Poravë – Palaj – Karmë – Rubik – Ferrshkopet – Stojan dhe përcaktimi i shesheve perspektive për kërkim – zbulim”. 2020 – 2023 Z. Hysa
II – 4 “Rivlerësimi i potencialit mineralmbajtës në shkëmbinjtë magmatikë të zonës Pogradec-Korçë-Kolonjë, për mineralizimet e kromit, bakrit dhe mineraleve të tjerë, rekomandimi i shesheve të reja perspektive për kërkim-zbulim”. 2023 – 2027 P. Aliçkolli




Fusha III: Hidrogjeologji - Vlerësimi, menaxhimi dhe monitorimi i ujrave nëntokësore në basenet kryesore ujëmbajtëse, të resurseve ujore, si dhe të shtretërve të lumenjve të Shqipërisë

Kodi Titulli i Projektit Afati Drejtues të grupit studimor
III – 1 “Monitorimi dhe vlerësimi sasior dhe cilësor i ujërave nëntokësore në basenet kryesore ujëmbajtës të Shqipërisë”. 2023 O. Jaupaj
A. Gelaj
III – 2 “Ndërtimi i hartave hidrogjeologjike në shkallë 1:25 000 sipas planshetave dhe përditësimi i planshetave për Qarqet Shkodër, Elbasan”. 2023 Sonila Marku
III – 3 “Monitorimi gjeologjik në rrjedhjen e mesme dhe të poshtme të lumenjve Shkumbin dhe Vjosë, propozimi i masave për mënjanimin e pasojave”. 2023 A. Dhimitri
III - 4 “Identifikimi i trupave ujorë nëntokësorë në akuiferët e basenit të Vjosës”. 2022-2026 Sonila Marku
III - 5 “Përcaktimi i zonave të mbrojtjes sanitare në akuiferët porozë e karbonatikë të Shqipërisë”. 2022 e ne vazhdim A. Gelaj




Fusha IV: Hidrokarbure - Studimi dhe rivlerësimi i pasurive natyrore te lëndëve energjitike dhe vënia e tyre në shërbim të ekonomisë

Kodi Titulli i Projektit Afati Drejtues të grupit studimor
IV - 1 “Studimi i perspektivës naftëgazmbajtëse në rajonin Bolenë-Borsh-Lukovë për vlerësimin e strukturave më të favorshme për hidrokarbure”. 2022 - 2024 P. Dorre




Fusha V: Gjeologjia Inxhinierike, Gjeofizikë dhe Gjeodezi - Vlerësimi i rreziqeve gjeologjike si dhe studime gjeologo -inxhinierike për vlerësimin e qëndrueshmërisë së truallit dhe infrastrukturës publike të bashkive dhe në shkallë vendi). Zhvillimi i mëtejshëm i sistemit të informacionit, banka e të dhënave, transmetimi i informacionit drejt organeve vendimmarrëse dhe shoqërisë (GIS)

Kodi Titulli i Projektit Afati Drejtues të grupit studimor
V - 1 “Vlerësimi e monitorimi i fenomeneve gjeodinamike të digave të rezervuarëve ujëmbajtës dhe te rrëshqitjes së Poravit me metoda gjeologo-inxhinierike dhe gjeofizike”. 2023 e në vazhdim V Kola
E. Canaj
V - 2 “Përpilimi i hartave gjeologo – inxhinierike sipas planshetave në shkallë 1: 25 000 dhe hartimi i databazës së rrëshqitjeve në të gjithë territorin e Shqipërisë”. 2023 M. Lamaj
V - 3 “Rajonizimi gjeologo-inxhinierik i territorit të Bashkisë Kamëz në shkallën 1: 10 000”. 2022 – 2024 V. Kola
M. Lamaj




Fusha VI: Gjeologjia Detare - Studime dhe monitorime gjeologo - mjedisore për menaxhimin e integruar të zonës bregdetare e detare të Shqipërisë

Kodi Titulli i Projektit Afati Drejtues të grupit studimor
VI - 1 “Ndërtimi i hartës gjeologjike detare të rajonit të Gjirit të Drinit (Rajoni Velipojë - Kepi i Rodonit) në shkallë 1:25 000”. 2021 – 2024 S. Marku
VI - 2 “Monitorimi i hapësirës bregdetare të deteve Adriatik dhe Jon, vlerësimi i regjimit të lagunave në shkallë 1 : 50 000”. 2023-2027 M. Gjokaj




Fusha VII: Gjeoinformatizimi - Zhvillimi i mëtejshëm i sistemit të informacionit banka e të dhënave, transmetimi i informacionit

Kodi Titulli i Projektit Afati Drejtues të grupit studimor
VII - 1 “Gjeoinformatizimi i dokumentacionit gjeologjik të Sh.Gj.Sh.-së dhe dixhitalizimi i dokumentacionit të Arkivit Qëndror Teknik të Gjeologjisë”. 2023 A. Avxhi
A. Mara




Fusha VIII: Studimet Emergjente - Studime për nevoja emergjente, sipas kërkesave të Pushtetit Qëndror e Lokal. Vleresimi nga ana gjeologo-inxhinjerike e gjeofizike, si dhe monitorimi i punimeve (punimet minerare kapitale që kryhen per ndertimin e veprave inxhinierike).Publikime dhe sensibilizim

Kodi Titulli i Projektit Afati Drejtues të grupit studimor
VIII - 1 “Studime gjeologo – inxhinierike e hidrogjeologjike, emergjente. Ndjekja dhe evidentimi i punëve me të tretët”. 2023 M. Kenga
VIII - 2 “Pjesëmarrje e Sh.Gj.Sh.-së në aktivitete me EGS, institucione homologe, projekte me financime nga jashtë Sh.Gj.Sh.-së dhe Publikime”. 2023 Elisa Prendi




Fusha IX: Vlerësime Analitike - Vlerësimi cilësor i ujërave, mineraleve dhe shkëmbinjve. Standartizimi i laboratorit për analizat kimike të mineraleve dhe informatizimi i të dhënave hidrokimike të ujërave nëntokësore në vite

Kodi Titulli i Projektit Afati Drejtues të grupit studimor
IX - 1 “Analizimi i ujërave, shkëmbinjve, mineraleve. Menaxhimi i cilësisë së Laboratorit sipas standartit ISO 17025:2017”. 2023 S. Bajraktari